Prova të reja/ NASA konfirmon: Në Mars ka shenja jete

Prova të reja/ NASA konfirmon: Në Mars ka shenja jete

08:43, 26/05/2017
A+ Aa A-

Sipas një fotoje që është shpërndarë tash vonë në rrjetet sociale, del se në Mars është zbuluar dëshmia e radhës se atje, dikur moti, ka pasur jetë dhe civilizim. Në foto shihet ajo që përshkruhet si kokë e një statuje.

Po të analizohet mirë fotoja, del se me të vërtetë objekti në fjalë ka ngjashmëri të madhe me kokën e një statuje. Natyrisht, sikur edhe në raste të tjera, të ngjashme, ka të tillë që thonë se këtu kemi të bëjmë vetëm me pareidoli, dukuri kur një objekt na duket i ndryshëm sesa që është, nën ndikimin e sugjestionit, apo faktorëve të tjerë.

Prejse kanë filluar të na vijnë fotot e bëra në Mars, ka pasur entuziastë të UFO-ve, por edhe të tjerë, që në çdo detaj paksa më ndryshe, kanë parë dëshmi të ekzistimit aktual, apo të kaluar, të jetës në planetin e kuq.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco