VIDEO/ Historia e pazakontë e medaljes olimpike - Iu grabit De Pellegrinit, u zbulua nga Artan Lame

VIDEO/ Historia e pazakontë e medaljes olimpike - Iu grabit De Pellegrinit, u zbulua nga Artan Lame

21:12, 25/05/2017
A+ Aa A-

Një medalje e artë e fituar në sportin e harqeve në Lojërat Olimpike të 2012-ës në Londër nga sportisti italian Oscar de Pellegrini, pasi grabitet nga një grup huliganësh, “gjen rrugën” për t’u kthyer tek i zoti.

Në dhjetor të 2016-ës banesa e De Pellegrinit grabitet. Në atë kohë gjatë intervistave në mediat italiane, më shumë se për humbjen e një vlere materiale prej 3.000 eurosh, Pellegrini dëshpërohet që medalja nuk gjendej më në shtëpinë e tij.

Me të drejtë, sepse për të ishte një medalje e fituar me sakrifica në sportin e harqeve, ngaqë De Pellegrini ka mbetur me aftësi të kufizuara fizike gjatë një aksidenti.

Koleksionisti Artan Lame është personi që ka gjetur medaljen e vjedhur në një treg të rëndomtë objektesh të vjetra në Shqipëri.

Nga kurioziteti ai zbulon origjinë e këtij objekti dhe të gjithë historinë e grabitjes.

Lajmëron Ambasadën Italiane dhe organet e policisë që medalja të kthehet në dorën e Pellegrinit. Dorëzimi i medaljes u bë në një ceremoni simbolike të organizuar në rezidencën e Ambasadës Italiane. Ambasadori Alberto Cutillo, duke falënderuar koleksionistin shqiptar Artan Lame për gjestin kuptimplotë të kthimit të medaljes është shprehur se: “Kjo ishte një nga medaljet më të rëndësishme të jetës së De Pellegrinit, që për fat të keq u grabit nga persona të papërgjegjshëm dhe për fat të mirë u gjet dhe u zbulua nga Artan Lame.”

Ndërsa koleksionisti Lame pasi ka treguar të gjithë historikun e zbulimit të kësaj medaljeje u shpreh se “po e dorëzon këtë medalje në emër të shqiptarëve të ndershëm e të mirë.”

Pas një veprës së shëmtuar të grabitjes, ndodh një mrekulli. Medalja e Artë e merituar e De Pellegrinit do të udhëtojë në shtëpinë e të zotit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

medaljoni 27/05/2017 03:05

historia eshte epa besueshme se hajdutet qe e vodhen medaljen ne itali ta binin ne shqiperi dhe ta hidhnin ne mbetyrina apo vjetersira ne toke eshte shume e pa besueshme sepse ata qe e vodhen ne qofte se nuk ja dinin vleren e hithnin ne mbeturinat e italise dhe jo te shqiperise por e prune ne shqiperi se ja dinin vleren se diten se ku vodhen dhe e dinin se shtepia kishte gjera me vlera dhe jo pa vlera dhe pastaj per cfar sakrifikuan ata qe gjerat qe moren nga shtepia ti hidhnin ne mbetyrinat e shqiperis dhe ti gjente artan lamja besoj kjo ka qene blerje nga kondrabandistet e shqiperise dhe me pase artan lamja ka pasur frik ta mbaje apo me kete rraste beri nje shou.

Shto koment

Denonco