Zbulohet misteri i nënës së Da Vincit

Zbulohet misteri i nënës së Da Vincit

18:28, 23/05/2017
A+ Aa A-

Historianët e artit më në fund kanë zgjidhur identitetin e nënës së Leonardo Da Vincit, rreth 5 shekuj pas vdekjes së artistit

Caterina di Meo Lippi, nëna e tij, ishte një jetime  që jetonte në një shtëpi me gjyshen e saj mes disa kodrave të largëta, një milje nga Vinci, kur ngeli dhe shtatzënë. Studimi i ri tregon se ajo ka qënë v etëm 15 vjeç kur u josh nga një avokat më i madh në moshë, dhe mbeti shtatzënë me Leonardon.

Historianët e artit kanë luftuar shumë kohë për të zbuluar jetën e nënës së artistit, me spekulimet se ajo ishte një skllave nga Afrika apo Kina, por studime të reja janë shumë më afër të vërtetës.

Libri i ri i profesorit Martin Kemp rrëfen se një vajze vendase, Caterina, mbeti shtatzënë  me avokatin Ser Piero da Vinci, i cili punonte në Firence. “Të jesh një 16-vjeçare me një fëmijë të paligjshëm  dhe pa shtëpi, nuk kishte më keq se kaq”, thotë z. Kemp.

I ati i Caterina, Bartolomeo Lippi ishte zhdukur kur ajo ishte e re. Më pas jetoi me gjyshen që vdiq më 1451, për tu zhvnedosur tek xhaxhai dhe halla.

Leonardo, i cili lindi më 14 prill 1452 ndoshta u rrit në shtëpinë e babait të Ser Pieros, të cilën dr. Kemp e zbuloi duke parë mes arkivës, domethënë pagesës së taksave, ku ishte vënë në dukje se jetonte një djalë i paligjshëm.

Këto dokumente thonë se artdashësit kanë vizituar vendin e gabuar, Casa Natale në Anchiano, i cili është dy milje larg Vincit.

“Ser Piero po bënte karrierë në Firence kështu që nuk e donte një fëmijë të vogël vërdallë. Dhe gjyshi jetonte në rrethana shumë të mira. Ata ishin një familje pronarësh dhe noterësh. Duket se gjyshi sillej bukur. Kur Leonardo u zhvendos në Firence ai njihej edhe si Leonardo di Ser Piero da Vinci”, vijon dr. Kemp.

Caterina u martua me një fermer vendas i quajtur Antonio di Piero Buti dhe Ser Piero da Vinci u martua me dikë tjetër. Caterina më pas pati dhe një tjetër djalë dhe katër vajza. Gjetjet janë detajuar në librin e ri “Mona Lisa: The People and the Painting”, të cilin Kemp e ka shkruar me ekonomistin dhe studiuesin e artit Giuseppe Pallanti.

Më shumë se 40 vjet më vonë Caterina jetoi me djalin e saj në Milano ku dhe vdiq, thonë dokumentat.

Ka një shënim në bllokun e Leonardos, në 1949 në Milano ku thotë “Caterina erdhi të qëndrojë këtu”. Studiuesit gjetën dhe një shënim të Leonardos për të paguar shpenzimet e funeralit të saj dhe të dhënat funerale të Milanos e lidhën me dikë që quhej Caterina nga Firence. “Ti vendos këto tre gjëra bashkë, dhe ajo vdiq brenda vitit nga ardhja e saj te Leonardo”, thotë Dr. Kemp.  Ai e përshkruan atë si “një fund të qetë dhe romantik për atë që ndryshe është një histori melankolike”. / Top Channel

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco