VIDEO /’Lufta e III Botërore’ mes kafshëve, të gjithë kundër të gjithëve

VIDEO /’Lufta e III Botërore’ mes kafshëve, të gjithë kundër të gjithëve

19:45, 26/10/2016
A+ Aa A-

Video e luftës mes buajve dhe luanëve, në të cilën merr pjesë edhe një krokodil, është videoja më e klikuar e kafshëve në kanalin Youtube. Deri tani ka arritur të ketë më shumë se 78 milionë klikime.

Videoja zgjat tetë minuta dhe është regjistruar nga një grup të cilët ishin në vendngjarje.

Luanët rrëmbejnë një buall të vogël, duke e shtyrë skaj liqenit. Grupi i luanëve mundohen që ta vrasin me dhëmbë dhe ta hanë. Derisa ata mundohen ta heqin nga liqeni për ta kafshuar më mirë, gostisë së tyre iu bashkohet krokodili nga ana tjetër i cili mundohet të marrë një copëz nga bualli.

Pavarësisht kësaj, bualli vazhdon të qëndrojë gjallë dhe të luftojë si ka mundësi ndaj luanëve. Luanët e heqin nga liqeni dhe mundohen ta shqyejnë, por në ato momente grumbulli i buajve iu afrohet dhe arrijnë ta shpëtojnë buallin e vogël.

Më pas, ata i ndjekin luanët, duke i mësuar që të mos konfrontohen më me tufën e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco