Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

 Poeti më i madh i Luftës së Parë Botërore u vra një javë para se të përfundonte lufta

Poeti më i madh i Luftës së Parë Botërore u vra një javë para se të përfundonte lufta

14:32, 20/05/2017
A+ Aa A-

Poeti më i madh i Luftës së Parë Botërore, Wilfred Owen, u vra një javë para përfundimit të luftës

Wilfred Owen padyshim shkroi disa prej poezive më frymëzuese të Luftës së Parë Botërore.

Të rrallë janë ata që nuk kanë dëgjuar për 'Dulce et Decorum Est', poezinë e tij më të njohur.

Ekziston një nocion i vogël i simbolizmit mistik, pasi Owen grumbullonte plotësisht realitetin e ashpër të luftës dhe pa asnjë përpjekje shprehte letër.

Përvoja intensive e Luftës së Parë Botërore është reflektuar në poezitë e tij.

Përmes veprave të tij letrare ai shprehte të gjitha traumat dhe torturat çnjerëzore që po përjetohej në atë periudhe.

Wilfred u lind në Osëestry, Shropshire më 18 mars 1893.

Pas mbarimit të shkollës, ai punoi si mësues gjuhe ne France në vitin 1912.

Ndërsa Owen po punonte si mësues në Francë, shpërtheu Lufta e Parë Botërore.

Më 21 teror të vitit 1915 ai kthehet në Angli pas disa letrave që mamaja e tij kishte publikuar në gazeta të ndryshme.

Ai u  trajnuar në Angli dhe u regjistrua si një toger i dytë në grupin e "Artistëve".

Owen u dërgua në betejë në ditën e fundit të 1916, në Francë,  aty ku ai u përballë edhe me tmerret e luftës, duke fjetur në acar gjatë dimrit, dhe duke nuhatur erë e keqe të shokëve të tij të rënë.

 Ushtari dhe poeti britanik u vra më 4 nëntor 1918 një javë para pëfundimit të lutës së parë boterore.  Veprat e tij më të njohura - shumica e të cilave u botuan pas vdekjes - janë "Dulce et Decorum est", "Ndjeshmëria", "Himni për të Rinjuar të Rënë", "Nxirre", "Ekspozim" dhe "Takim i çuditshëm".

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco