FOTO/ Halloween po afron, ja 10 vendet më të frikshme për t’u vizituar

FOTO/ Halloween po afron, ja 10 vendet më të frikshme për t’u vizituar

18:23, 26/10/2016
A+ Aa A-

Në prag të Halloween, një ditë për të frikësuar veten e të tjerët pa shkak, harrojini “shtëpitë fantazmë” dhe merrni në konsideratë vende reale që të fusin të dridhurat më tepër se çdo film horror.

Për shembull spitalin Gjerman të Beelitz-Heilstätten, i cili u ndërtua në vitin 1898 për pacientët me tuberkulozë, ku edhe Adolf Hitleri u kurua, e tashmë është një vend që të fut frikën në gjendjen që është katandisur.

Ose vizitoni një nga shumë prej kishave të ndërtuara me kocka njerëzish. Apo qytetin fantazmë të Ukrainës, Pripiat, i cili u shkretua pas incidentit në reaktorin bërthamor të Çernobil më 1986.

Image

Një dyqan në Togo. Aty shiten pjesë kafshësh dhe njerëzish për rituale kurimi, dhe vlerësohet edhe si magazina më e madhe e vodu-së në botë.
 

Image

Varreza e Chauchilla në Peru, kufoma që datojnë aty që prej vitit 1000 para erës sonë.
 
Image
Varrezat e vjetra të Hebrenjve të vitit 1478, në të dallohen rreth 12 mijë varre, por nën tokë ndodhen trupat e pajetë të 100 mijë personave.
 
Image
Trupi i mumifikuar i një fëmije në Muzeun e Momias në Meksikë.
 
Image
Spitali gjerman i Beelitz-Heilstatten ku u kurua Hitleri
 
Image
Një dhomë e qytetit fantazmë në Pripiat, Ukrainë
 
Image
Trupa të mumifikuar në varrezat e nëndheshme në Palermo të Italisë. Kufomat janë të shekullit të 16-të dhe ky lloj ‘varrimi’, në atë kohë vlerësohej si nder.
 
Image
Arkivolet e varur të Sagada në Filipine, ku anëtarët e një fisi Igorot i vendosin të vdekurit e tyre në anë të një shkëmbi me shpresën se ata do të jenë më pranë paraardhësve të tyre.
 
Image
E ngjashme me Kishën e Kockave në Portugali, një Kube në Republikën Çeke u ndërtua me kockat e rreth 40.000 personave.
 
 
Image
Kupola e Kockave në Portugali, u ndërtua me eshtrat e mbi 5.000 murgjve dhe u deshën afro 2 vite për ta ndërtuar.
 
 
 
 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco