Mos ke rënë në dashuri me telefonin? Bëni testin dhe mësoni të vërtetën

Mos ke rënë në dashuri me telefonin? Bëni testin dhe mësoni të vërtetën

10:50, 20/05/2017
A+ Aa A-

A po ndikon telefoni negativisht mbi cilësinë e jetës dhe marrëdhënieve të tua? Dr. David Greenfield, profesor i psikiatrisë në "University of Connecticut" i cili është dhe themeluesi i Qendrës për Varësinë nga Interneti dhe Teknlogjia, ka zhvilluar një test të thjeshtë psikologjik që ndihmon të dallosh nëse përdorimi yt i telefonit është i arsyeshëm apo i tepruar.

1. A e kap veten duke shpenzuar më shumë kohë në telefon nga ç'e kupton?

Po

Jo

2. A e kap veten duke kaluar kohë rregullisht në telefon pa e patur mendjen?

Po

Jo

3. A të duket se humbet sensin e kohës kur merresh me telefonin?

Po

Jo

4. A e gjen veten duke kaluar më shumë kohë me mesazhe, rrjete sociale dhe email­e sesa duke folur me njerëz?

Po

Jo

5. A është shtuar sasia e kohës që shpenzon me telefonin?

Po

Jo

6. A dëshiron të jesh pak më pak i përfshirë me telefonin?

Po

Jo

7. A fle me telefonin ndezur nën jastëk apo pranë shtratit në mënyrë të rregullt?

Po

Jo

8. A e gjen veten duke iu përgjigjur teksteve, statuseve dhe email­eve në çdo orë të ditës dhe natës  edhe kur kjo do të thotë se po ndërpret të tjera gjëra që po bëje?

Po

Jo

9. A dërgon mesazhe, vendos statuse apo shfleton internetin ndërsa je duke ngarë makinën apo aktivitete të ngjashme që kërkojnë fokus dhe përqëndrim?

Po

Jo

10. A ndjen se përdorimi i telefonit ta ul produktivitetin ndonjëherë?

Po

Jo

11. A heziton të jesh pa telefonin qoftë edhe për njëë kohë të shkurtër?

Po

Jo

12. A ndihesh në siklet dhe parehat lir aksidentalisht ke harruar telefonin në shtëpi apo makine, apo kur nuk ke sinjal apo telefon të prishur.

Po

Jo

13. Kur ulesh për të ngrënë, a e ke telefonin gjithnjë në tavolinë bashkë me lugën e pirunin?

Po

Jo

14. Kur të tingëllin apo dridhet telefoni, a ndjen një nevojë urgjente për ta kontrolluar?

Po

Jo

15. A e gjen veten duke e kontrolluar telefonin pa mendje shumë herë gjatë ditës, edhe pse e dini se nuk do gjeni asgjë të re që ia vlen të shihet?

Po

Jo

REZULTATET 

Për të gjitha përgjigjet, Dr. Greenfield nënvizon se sondazhi është për efekte mësimore dhe se diagnoza nuk mund të kryhet vetëm përmes një kuizi.

1  - 2 Po: Sjellja juaj me telefonin është normale

3 -­ 4 Po: Sjellja juaj me telefonin po anon nga problematikja dhe mungesa e përmbajtjes.

6 ­- 7 Po: Ka gjasa që përdorimi i telefonit nga ana juaj të jetë problematik dhe kompulsiv.

Çdo rezultat me mbi 8 përgjigje pozitive konsiderohet shqetësues dhe tregon përdorim të tepruar të telefonit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco