Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para bashkisë së Tiranës

Ky është hoteli më i bukur në botë

Ky është hoteli më i bukur në botë

18:15, 26/10/2016
A+ Aa A-

Baja e Kalifornisë është një prej vende më të bukura në botë për plazhet e saj me ujëra të kristalta, më rërën e bardhë e të shkrifët dhe ku izolimi nga pjesa tjetër e botës shikohet si një prej terapive më të mira medituese.

Dhe ishte pikërisht ky ambient mbresëlënës ai që e tërhoqi arkitektin meksikan, Miguel Angel Aragones për të krijuar një kryevepër avangarde: hotelin hipnotizues mbi ujë, Mar Adentro.

Si një mirazh i bardhë lundrues mbi ujërat e oqeanit, Mar Adentro është shembulli real se si ndikon ambienti rrethues në pamjen e një hoteli. Vetë hoteli duket si një arkipelag i krijuar nga dora e njeriut. Në një intervistë të dhënë, vetë arkitekti Aragones është shprehur se kur ka nisur krijimin e hotelit ai donte që ta merrte vijën e horizontit dhe ta sillte sa më pranë tokës.

Forma e hoteleve ka atë të kubikëve të akullit dhe hotelet lidhen njeri me tjetrin nëpërmjet rrugicave të vogla të cilat bëhen njësh me ujin, dhe të krijohet ideja se je duke ecur mbi sipërfaqen e Paqësorit.

Rërën e Paqësorit ai është munduar të zëvendësojë me hotelet në ngjyrë të bardhë që krijojnë edhe një kontrast mbresëlënës ndërmjet të kaltrës së oqeanit dhe të bardhës së hoteleve.

Të gjithë hotelet janë me fytyrë nga oqeani duke i kthyer shpinën qytetit. Edhe pjesa e brendshme e hoteleve të krijon idenë sikur je në një univers tjetër, larg botës reale dhe secila dhomë ka nga një copë oqeani për vete.

Në dizenjimin e pjesës së brendshme ai ka bashkëpunuar edhe me arkitektë italianë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco