Rekord Ginnes/ Gruaja sjell në jetë 17 fëmijë

Rekord Ginnes/ Gruaja sjell në jetë 17 fëmijë

17:18, 19/05/2017
A+ Aa A-

Catherine Bridges, një grua Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka thyer rekordin e mëparshëm, pasi ka sjellë 17 fëmijë nga një shtatzëni e vetme. Ajo ka sjellë në jetë plot 17 fëmijë dhe lindjet kanë zgjatur 29 orë.

Lindjet u kryen në spitalin “Indianapolis Memorial Hospital” dhe për gjithë mjekët që kanë asistuar në lindje ka qenë një ngjarje historike dhe e pabesueshme.

“Fëmijët dilnin njëri pas tjetrit. Më besoni! Do të kem ende makthe nga kjo ditë e çuditshme në të gjithë jetën time”,­ shpjegon doktori Jack Morrow.

Catherine dhe bashkëshorti i saj nuk munden të kishin fëmijë në rrugë biologjike, ndaj edhe vitin e kaluar provuan fertilizimin artificial në një klinikë fertiliteti në Rhodes Island. E nga ajo që shohim procesi i fertilitetit ka qenë më i suksesshëm seç duhet, pasi në jetë kanë ardhur plot 17 djem identik.

Emrat që çifti ka zgjedhur për fëmijët janë: James, Jacob, Jarod, Jarvis, Jason, Jeffrey, Jeremy, Jerome, Jesse, Jimmy, Joachim, Jonathan, Jonas, Joseph, Julian, Jimbo dhe për çudi, njëri që bën përjashtim pasi nuk fillon me “J”, Darth Porkinus.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco