FOTO/ Balena apo peshkaqeni, ja kush është ‘bisha’ më e fortë e detit

FOTO/ Balena apo peshkaqeni, ja kush është ‘bisha’ më e fortë e detit

18:54, 16/05/2017
A+ Aa A-

Ata janë dy prej grabitqarëve më të frikshëm dhe më të mëdhenj. Për vite me radhë, shkencëtarët besonin se balenat vrasëse dhe peshkaqenët e mëdhenj të bardhë janë të paprekshëm në majë të zinxhirit ushqimor.

Por tashmë këta ‘titanë’ kanë nisur një betejë të frikshme mes tyre në brigjet e Afrikës së Jugut. Të paktën tre trupa peshkaqenësh të bardhë kanë dalë në brigje brenda majit.

Vetë kjo ngjarje është e rrallë, por shkencëtarët janë shokuar më shumë kur panë se si mëlçitë e peshkaqenëve ishin hequr thuajse me precizion kirurgjik.

Kjo është vepër e orkave ose të njohura ndryshe si balenat vrasëse. Orkat njihen edhe si ujqërit e detit.

Ato gjuajnë në grup dhe konsumojnë deri në 200 kg ushqim në ditë.

Mëlçia e një peshkaqeni peshon deri në 60 kg dhe është e bollshme në përbërës organik, çka e bën atë burimin perfekt të ushqimit për orkat.

Orkat janë të specializuara për të kapur prenë e tyre. Ato përdorin bishtin për të krijuar rryma të forta nënujore. Kjo i detyron peshkaqenët të dalin në sipërfaqe. Balena i vjen nga poshtë dhe e kafshon.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco