VIDEO/ Do të surprizoheni kur të mësoni se kur është treguar përralla e parë

VIDEO/ Do të surprizoheni kur të mësoni se kur është treguar përralla e parë

16:59, 16/05/2017
A+ Aa A-

Keni dëgjuar për përrallën "Smithi dhe djalli? Çka nëse ju themi që kjo përrallë europiane është më e vjetër se sa përralla klasike e fëmijërisë suaj, të vëllezërve Grim, rreth 7,000 vjet. Kjo përrallë klasike vjen nga Azia e Vogël dhe është e përkthyer në më shumë se 35 gjuhë.

Si përralla më e vjetër në botë, “Smithi dhe djalli” mund të ju duket familjare. Bëhet fjalë për një farkëtar i cili shiti shpirtin e tij që të bëjë pakt me djallin. Përse? Për disa fuqi mbinatyrore, natyrisht.

Gjenetika e historisë:

Folkloristët, kanë supozuar se Smithi dhe Djalli kanë qenë të lashtë, dhe në vitin 2016, një antropologjist dhe një shkencëtar social dëshmuan teorinë e tyre me të njejtat teknika filozofike që përdorin për të përcaktuar marrëdhëniet evolucionare midis organizmave.

Dyshja zbuloi se “Smithi dhe Dalli” ishin pjesë e pemës së gjuhëve Indo-Europiane, në përbërje prej 35 gjuhësh.

Komploti themelor i tregimit, siç shpjegon BBC, u gjet të jetë “i qëndrueshëm në të gjithë botën indo-evropiane, nga India në Skandinavi”.

Pra, bota ka treguar thuajse të njëjtën histori që nga Epoka e Bronzit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco