Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para bashkisë së Tiranës

Punonjësit e TAP-it ngelin gojëhapur nga ajo që zbuluan gjatë gërmimeve

Punonjësit e TAP-it ngelin gojëhapur nga ajo që zbuluan gjatë gërmimeve

09:11, 10/05/2017
A+ Aa A-

Kanë qenë duke punuar për gazsjellësin TAP kur kanë zbuluar një varrezë prehistorike. Ka ndodhur në fshatin Turan të Korçës, kur punonjësit e TAP-it kanë zbuluar një zonë prehistorike dhe eshtra e skelete njerëzore.

Gjatë gërmimeve kanë dalë në sipërfaqe 6 skelete njerëzore, që sipas arkeologëve datojnë 2600 vjet para erës sonë. Skeletet janë gjetur në thellësi të vogël nga toka, ndërsa konturet e varreve rezultuan të dëmtuara, si duket nga punimet e fermerëve të zonës.

Ekspertët kanë nisur studimin paraprak të materialit arkeologjik, teksa shtojnë se ka të dhëna që të lënë të besosh se bëhet fjalë për një varrezë të përmasave të mëdha.

Pas zbulimit të varrezës, kompania ka ndërprerë punimet, në pritje të ekspertëve të Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco