NASA kap disa sinjale të çuditshme në hapësirë, shkencëtarët mendojnë se janë UFO

NASA kap disa sinjale të çuditshme në hapësirë, shkencëtarët mendojnë se janë UFO

08:31, 09/05/2017
A+ Aa A-

Pretendimet e jashtëzakonshme kërkojnë prova të jashtëzakonshme dhe siç duket ekspertët më në fund i kanë gjetur disa sosh. Një studim i publikuar së fundmi tregon për sinjale jonormale nga 234 prej 2.5 milionë yjeve që janë observuar gjatë një studimi të universit.

Shkencëtarët kanë vërejtur sinjalet që kanë origjinë nga disa yje dhe besojnë që këto sinjale mund të jenë shpërndarë nga civilizimet e jashtëtokësorëve, që janë përhapur nëpër kozmos.

Detajet për studimin janë dhënë në publikimin me titull "Zbulimi i çrregullimeve periodike në një numër të vogël yjesh", që është publikuar në "Astronomical Society of the Pacific". Sipas ekspertëve, këto sinjale janë nga civilizimet e jashtëtokësorëve, të cilët, nëpërmjet këtyre sinjaleve, po mundohen të vënë kontakt me njerëzit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco