Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Koleksionisti i llampave antike

Koleksionisti i llampave antike

14:22, 08/05/2017
A+ Aa A-

Shumëprej nesh udhëtojnë në qytete apo shtete të ndryshme për të pare vende karakteristike, bukuritë e natyrës, për të ngrënë një drekë apo darkë, por dhe për tu qetësuar apo për aventurë. Por kjo nuk ndodh me Wang Fuhe. I lindur në Ishujt Hainan të Kinës Wang ka udhëtuar shumë, për të mbledhur dhe më pas koleksionuar llampa antike.

Si biri i një elektriçisti, Wang gjatë gjithë jetës së tij në Hainan është marrë me elektricitetin, edhe pse i ati e kishte shumë pasion punën që bënte dhe dinte të tregonte bukur, shkruan Radio e Jashtme e Kinës.

Në provincën e vetme ishullore të Kinës, Hainan Wang kaloi fëmijërinë, të cilën e kujton shpesh me nostalgji. Ai mban mend se që kur ishte ende fëmijë, i ati i fliste shumë për dritëndhe llampat. Rrëfenjat e shumta të të atit me sa duket ndikuan te Wangu dhe krijuan tek ai interesimin, e madje pasionin për llampat.

    Por i ati i Wangut ishte dhe një koleksionist dhe Wangu kujton se llampën e pare ai e kishte sjellë në shtëpi kur ishte 10 vjeç. Tani Wangu 60 vjeçar ka një koleksion prej mbi 1 mijë llampash dhe llampadarësh të formave dhe madhësive të ndryshme.

    Në një hapësirë prej 20 metra katrorë në shtëpinë e Wangut vizitori mund të numërojë mbi 200 llampa të lashta, disa të varura në mure, të tjerat prej druri, qeramike apo qelqi të ruajtura me kujdes . Ky koleksion llampash e bën apartamentin e Wangut të ngjajë me një muze antikuaresh.

    Në koleksionin e llampave të Wangut ka dhe llampa shumë të lashta, siç janë ato që datojnë periudhën 475-221 p.e.s, por dhe shumë llampa të tjera, që i përkasin epokave të tjera të historisë së Kinës. Wang thotë se tashmë në një periudhë 50 vjeçare ai ka zhvilluar këtë hobi, kërkimin, mbledhjen dhe koleksionimin e llampave të lashta.

    Në një nga raftet ndodhet një llampë prej qeramike të lashtë, për të cilën Wang flet me shumë pasion, duke treguar se ajo është një nga llampat më të vjetra të koleksionit të tij.

    Çdo llampë e koleksionit të Wangut ka historinë e saj. Për këtë llampë të lashtë Wangu thotë se ajo është përdorur nga peshkatarët, e vendosur në krye të anijes kur ata peshkonin në Detin e Kinës Jugore.

    Llampa prej metali të forte duhet të ndriçonte në det edhe kur moti ishte me shi apo stuhi ere.

    Wang thotë se llampat nga Deti i Kinës Jugore janë të rralla dhe e quan veten me fat që ka mundur të gjejë një të tillë në Haikou, kryeqendrën e provincës ishullore Hainan.

    Sipas ekspertëve të Shoqatës së Koleksionistëve të Haikout llampa i përket dinastisë Song, që ka sunduar në vitet 420-479 të erës sonë.

    Tashmë një pensionist Wangu krehonet me koleksionin e tij dhe për këtë llampë të lashtë thotë se është nga të parat elektrike në provincën Hainan, vendlindjen e tij.

    Në vitin 1915, Haikou importoi një gjenerat dizel nga Mbretëria e Bashkuar dhe instaloi për here të pare në historinë e qytetit llampat e para elektrike në provincën Hainan.

    Por zoti Wang nuk është i vetmi koleksionist llampash në këtë province. Ai tregon se disa llampa antike ja ka dhuruan një koleksionist i moshuar.

    Kur Wangu flet për llampat e koleksionist të tij tregon dhe ku dhe si i ka gjetur ato. Atij i mbushen sytë me lot kur merr në duar njërën prej llampave dhe kujton se ia ka dhuruar gjyshja e tij kur ishte ende fëmijë. Wang thotë se ajo mund të jetë llampa më e vogël në botë, pasi ka një gjatësi prej 5 cm dhe gjerësi 2 cm.

    Disa llampa Wangu i ka blerë nga koleksionistë të tjerë dhe përsa i përket shpenzimeve thotë se e shoqja një bibliotekare, tashmë në pension e ka përkrahur gjithmonë. Wang thotë se koleksionimi i llampave është një traditë e Hainanit. Në vitin 2016 ai shkroi librin me titull "Kultura e llampave dhe e Elektricitetit", ku flet për "thesarin" e tij, llampat e begonjës Qiongya, llampat me vaj apo kulturën e llampave të Rrugës së Lashtë të Mëndafshit. Llampat e begonjës Qiongya kanë një vlerë të veçantë historike dhe kulturore në Hainan, pasi banorët e lashtë të ishullit përdornin vajrat e nxjerrë nga bimët edhe për ndriçim. Wangu tregon se llampat e lashta që përdoreshin me vaj begonje përveç aromës së mirë largonin dhe instektet në shtëpitë e banorëve. Këto llampa ishin shumë të përhapura në kohët e lashta te banorët e ishullit Hainan.

    Sipas koleksionistit Wang llampat që ruajnë energjinë janë shpikur në Kinë gjatë dinastisë Tang (618-907 e.s), dhe në ditët e sotme ato i afrohen shumë konceptit të "energjisë së gjelbër". Kur e pyesin Wangun se kujt do tja lerë trashëgim koleksionin e tij të llampave ai thotë se ka shumë dëshirë që kjo kulturë e lashtë e Hainanit të mos humbasë. Për këtë arësye ai ka dëshirë që tja dhurojë koleksionin Muzeut të Detit të Kinës Jugore, i cili do të hapet së shpejti për publikun.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco