FOTO/ Alienët i kërkojmë shumë larg, por janë poshtë hundës tonë?

FOTO/ Alienët i kërkojmë shumë larg, por janë poshtë hundës tonë?

14:12, 05/05/2017
A+ Aa A-

Jason Wright, docent i astronomisë në Penn State University, ka publikuar një dokument në arXiv për kërkimin për forma të tjera jete në hapësirë dhe bën një pyetje interesante e shumë të dashur për "gjahtarët e mistereve", të paktën që nga gjysma e shekullit të kaluar:

Kemi kërkuar vërtet me vëmendjen e duhur për dëshmi të jetës aliene brenda Sistemit Diellor?

Instrumentet tona çajnë përmes universit në kërkime të sinjaleve me origjinë inteligjente (pa sukses deri tani), por, sipas Wright, pak ose aspak e ngjashme është bërë me planetet e Sistemit Diellor.

Në punën e tij Wright pohon se nuk mund ta përjashtojmë që forma jete inteligjente të jenë parë për periudha pak a shumë të gjata në ndonjë satelita apo planet "tonin", përfshirë edhe Tokën.

Është e mundur që qenie të tjera inteligjente të kenë jetuar në Sistemin Diellor e që, për motive të panjohur, janë zhdukur apo larguar.

Në ditët tona, nënvizon studimi, kërkimet synojnë të gjejnë forma jete jashtëtokësre mikrobike, të tashme apo të kaluara, ndërsa duket se e përjashton mundësinë e jetës më të evoluar.

Duhet kërkuar kudo. Në Tokë është praktikisht jashtë diskutimi të kërkosh gjurmë të alienëve të zhdukur, për shkak të evolucionit gjeologjik të planetit tonë, për shembull lëvizja e pllakave tektonike, çdo firmë teknologjike e vjetër miliona vjet, në mos miliarda, është shkatërruar me siguri.

Ndërsa trupa të tjerë të Sistemit Diellor mund të kenë ruajtur për periudha shumë të gjata struktuara të mundshme aliene, nëse nuk kanë qenë subjekt i veprimit gjeologjik apo atmosferik.

Nuk është hera e parë që kërkues e shkencëtarë propozojnë gjëra të ngjashme. Në vitet ’90 u propozua skanimi i Sistemit Diellor me rreze infra të kuqe, në kërkim të gjurmëve të aktiviteteve termike me origjinë artificiale, por ato pak kërkime që u bënë nuk dhanë rezultat.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco