FOTO/ Mahnituni nga kjo xhami

FOTO/ Mahnituni nga kjo xhami

12:17, 25/10/2016
A+ Aa A-

"Nga jashtë, xhamia rozë në Shiraz duket si një shtëpi përrallore adhurimi dhe nga brenda fsheh të fshehta shumëngjyrëshe.

Numri i pafund i xhamave plot ngjyra të ndryshme e kthejnë pjesën e brendshme të saj në një mrekulli të vërtetë arkitekturore që të lë pa frymë, sidomos agimeve kur bien rrezet e para të diellit”, kështu e përshkruan britanikja “Huffington Post”, xhaminë e Nasir el-Mulk që ndhet në Shiraz të Iranit.

“Ndërkohë reflektimi i këtyre rrezeve në tapetin e mrekullueshëm persian dhurojnë një pamje mahnitëse dhe mbresëlënëse. Pa përmendur pastaj harqet, kupolat dhe qoshet e brendshme të pikturuara me detaje të artit persian që janë një mrekulli më vete”, vijon artikulli. Xhamia Nasir el-Mulk njihet edhe si “xhamia rozë” për shkak të dominimit të kësaj ngjyre.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco