Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

VIDEO/ Kjo është 7-vjeçarja që i del gjak nga sytë e veshët sa herë i dhemb koka

VIDEO/ Kjo është 7-vjeçarja që i del gjak nga sytë e veshët sa herë i dhemb koka

22:38, 03/05/2017
A+ Aa A-

Phakamad Sangchai nga Nongkghai i Tajlandës vuan nga një gjendje e rrallë që sa herë ka dhimbje koke, të djersijë gjak dhe t’i rrjedhë nga veshët, hunda dhe sytë.

Fëmija shtatëvjeçar që po ka problem me këtë sëmundje misterioze, është në kërkim të donatorëve për shërim, megjithëse ende nuk i është caktuar diagnoza.

“Nuk kam dhimbje, por më shqetëson gjaku që ma mbulon gati tërë trupin. Dua të shërohem dhe të kem jetë normale”, ka thënë Sangchai lidhur me rastin.

Megjithëse nuk dihet nga çfarë vuan, besohet se kjo është pasojë e Hematohidrosis, që është një gjendje e rrallë që prek një në dhjetë milionë njerëz.

Ky është një fenomen i pashërueshëm që shkaktohet nga zgjerimi i venave dhe dehidrimi, duke shkaktuar daljen e gjakut jashtë lëkurës, edhe pse nuk ka ndonjë plagë. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco