Çfarë fsheh gjiri i mushkon jave

Çfarë fsheh gjiri i mushkon jave

19:30, 24/10/2016
A+ Aa A-

Gjiri i mushkonjave, sipërfaqja më e shndërritshme e ujit në botë. Puerto Mosquito (Gjiri i mushkonjave) ndodhet në bregdetin jugor të ishullit Vieques, në Portoriko. Ky gji magjik, në vitin 2008, nga libri i rekordeve Guinnes është shpallur dhe zyrtarisht si sipërfaqja më e shndërritshme, respektivisht më bioluminiscente e ujit në botë.

Drita biologjike, respektivisht bioluminiscente, është një formë e dritës natyrore që prodhohet nga organizmat e gjallë, të cilët kiminë e brendshme e shndërrojnë në dritë.

Dritën në Gjirin e mushkonjave e krijojnë organizmat e vegjël që quhen Dinoflagellate (Pyrodimium bahamense), ndërsa ky gji ka numër të pabesueshëm të këtyre organizmave rreth 160.000 në një litër ujë.

Edhe pse janë të madhësisë mikroskopike, rrezet e dritës që prodhojnë këta organizma janë 100 herë më të mëdha se trupi i tyre – duke krijuar kështu një Aurora Borealis nënëujore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco