Justifikimet më qesharake të punonjësve kur nuk shkojnë në punë

Justifikimet më qesharake të punonjësve kur nuk shkojnë në punë

17:48, 24/10/2016
A+ Aa A-

“Përshëndetje shef! Unë kam ngrënë ushqimin e maces në vend të të peshkut dhe tani jam sëmurë për vdekje!”

Është arsyetimi më qesharak i mundshëm, por punonjësit e kanë përdorur vërtet këtë justifikim sipas anketimit të zhvilluar nga CareerBuilder.

Ky anketim është zhvilluar me pjesëmarrje të 2,600 menaxherëve dhe 3,100 punonjësve, dhe konkludon se 35% e punonjësve janë shfajësuar si të sëmurë, ndërkohë kanë qenë shumë mirë përgjatë 12 muajve.

Disa thjesht nuk kishin shumë dëshirë të iknin në punë, një pjesë dëshironin një ditë relaks dhe pjesa tjetër kishin dëshirë të flinin gjumë. Madje një pjesë lozën sport sepse kishin nevojë të festonin “ditën e pushimit”.

Nëse dëshironi një ditë pushim, arsyetimi më i mirë juaji është të tregoheni të sinqertë dhe jo të ndani shumë detaje me menaxherin/shefin tuaj, shprehet zëvendës presidenti i CareerBuilder,  Rosemary Haefner. “Disa punëdhënës janë më fleksibël në përkufizimin e dikujt si të sëmurë dhe kujdesen më tepër për nevojat e punonjësve.

Anketimi pyeti menaxherët për arsyetimet e dyshimta që kishin dhënë punonjësit në ditët që kishin munguar. “Punonjësit asnjëherë nuk dështojnë së surprizuari për arsyet se çfarë ju ndodhi ditën që munguan, shprehet Haefner. “Dhe mesa duket arsyetimet po bëhen akoma më kreative me kalimin e viteve.

Më poshtë do ndajmë 14 arsyetimet më interesante që zbuloi anketimi.

1-Punonjësi tha se dëmtimet e shtresës së ozonit ndikuan që atij t’i binte goma e makinës dhe nuk mund të vinte në punë.

2-Tenxherja me presion e punonjësit kishte shpërthyer dhe kishte frikësuar motrën, kështu që punonjësi po ngushëllonte atë duke mos mundur të vinte në punë.

3- Punonjësi duhet të shkonte në funeralin e kafshës shtëpiake të kushëririt të gruas sepse ai ishte i afërm dhe duhej të shërbente si mbajtës arkivoli.

4- Punonjësi u bllokua në polici sepse u kap duke vjedhur shtëpinë e tij.

5- Punonjësi u kafshua nga një rosë.

6- Punonjësi ka ngrënë shumë tortë ditëlindjeje dhe s’ndihet mirë.

7- Punonjësi ka disa gjëra më të mira se puna për të bërë.

8- Punonjësi ka pësuar një shok traumatik sepse pa një merimangë dhe tani i duhet të përleshet me të.

9- Punonjësi hëngri ushqim maceje në vend të peshkut dhe tani ndodhet në rrezik vdekjeje.

10- Punonjësi tha se ai nuk ishte sëmurë, por kishte sëmurë strucin e tij.

11-Punonjësi kishte përdorur për tu depiluar një kimikat, tani nuk mund të ulë krahët poshtë sepse ka djegie nën krahë.

12- Punonjësja tha që po i del ngjyra e bojës në rrënjë dhe i duhej të linte një takim me parukieren sepse dukej si një katastrofë e vërtetë.

13-Punonjësi po luante lojën bowling të jetës së tij dhe nuk mund të linte këtë lojë të suksesshme për të ardhur në punë

14- Punonjësi ishte kapur duke kryer një marrëdhënie jashtëmartesore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco