Tronditin shkencëtarët: Raca njerëzore do të zhduket në vitin 2050

Tronditin shkencëtarët: Raca njerëzore do të zhduket në vitin 2050

16:26, 25/04/2017
A+ Aa A-

Sipas një studimi rreth të ardhmes së inteligjencës artificiale, raca njerëzore mund të zhduket brenda gjeneratës sonë.

“The Independent” thotë se Jeff Nesbit, ish-drejtor për marrëdhëniet publike dhe legjislativit në “Fondacionin Kombëtar të Shkencave” dhe autor i më shumë se 24 librave, ka ekzaminuar mundësitë e Inteligjencës Artificiale.

Gazeta britanike thotë se ai arrin në përfundimin se raca njerëzore mund të reshtë së ekzistuari nga viti 2050 – ose do të bëhet e pavdekshme.

Nesbit shpjegon teorinë e njohur si ASI, apo “super-inteligjenca artificiale”, sipas së cilës Inteligjenca Artificiale do të zhvillohet në super-kompjuter që mëson kaq shpejt sa tejkalon inteligjencën njerëzore dhe zgjidh të gjitha problemet.

Ndërsa në krahun tjetër ka shkencëtarë më optimistë si Ray Kurzweil, sipas të cilit nuk kemi pse frikësohemi nga inteligjenca artificiale, por nga rreziqe si bioterrorizmi dhe lufta bërthamore.

Në fakt, Kurzweil argumenton se inteligjenca artificiale ka ndihmuar në gjetjen e kurave për sëmundje të ndryshme, në zhvillimin e energjisë së rinovueshme, kujdesin për personat me aftësi të kufizuar si dhe ka shumë përfitime të tjera.

Një këndvështrim tjetër ka miliarderi Elon Musk, pionier i parasë digjitale dhe makinave elektrike, i cili u ka thënë studentëve se me Inteligjencën Artificiale “ne po thërrasim demonin”.

Gjatë një fjalimi në Massachusetts Institute of Technology, Musk tha se “Nëse më duhet të hamendësoj se cili është kërcënimi më i madh ekzistencial për ne, me shumë mundësi është kjo (Inteligjenca Artificiale). Kështu që duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Me inteligjencën Artificiale ne po thërrasim demonin.”

Në një letër të vitit 2015, Musk dhe Stephen Haëking folën rreth idesë se Inteligjenca Artificiale mund të lejojë zhvillimin e armëve autonome, të cilat mund të revolucionarizojnë luftën – jo për mirë.

Armët autonome janë ideale për detyra të tilla si vrasjet, destabilizimi i kombeve, nënshtrimi i popullsisë dhe vrasja selektive e një grupi të veçantë etnik.

Haëking, një shkencëtar me aftësi të kufizuara që komunikon nëpërmjet teknologjisë që përdor Inteligjencën Artificiale, ka thënë për BBC-në se  zhvillimi i inteligjencës artificiale mund të çojë drejt fundit racën njerëzore.

Ai po ashtu tërheq vëmendjen tek rreziqet e super-inteligjenca artificiale, duke shpjeguar se inteligjenca artificiale mund të zhvillohet kaq shumë sa të vijojë të përparojë në vetvete si e pavarur.

Njerëzit të cilët janë të kufizuar ka evoluimi biologjik nuk do të arrinin të konkurronin me të dhe do të tejkaloheshin.

Por, të gjithë shkencëtarët bien dakord  në një pikë, –dikur në 30 vitet e ardhshme një super-kompjuter do të zëvendësojë trurin e njeriut për të evoluar në një super-inteligjencë, apo ASI.

Blogeri Tim Urban shkruan se teksa shumë shkencëtarë mendojnë se Super-Inteligjenca Artificiale mund të sjellë zhdukjen e njerëzimit, ka të tjerë që mendojnë se ajo mund të sjellë edhe “pavdekësinë” për qeniet e gjalla. /tvklan.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

toni25/04/2017 17:02

mos u merzisni se ne tetor fillon lufta berthamore dhe qielli dhe toka do te shndrisin nga rrufete berthamore . atehere do te shkaterrohen gjithe keto budalliqe qe po bejne te cmendurit e teknologjise...

Shto koment

Denonco