Lajmi i fundit

LIVE/ Drejtuesit e Partisë Demokratike takim me demokratët e Belshit

Ja provat e gjetura në Indi për ekzistencën e UFO-ve

Ja provat e gjetura në Indi për ekzistencën e UFO-ve

16:08, 22/04/2017
A+ Aa A-

Një fshat në Indinë qendrore ka ngjallur diskutime në shumë rrjete sociale rreth zbulimit të disa gjurmëve misterioze të këmbëve në një gur, afër vizatimit të një objekti fluturues. Fshati në fjalë quhet Piska Nagri dhe gjendet në periferi të qytetit Rançi në shtetin indian Jharkahnd.

Këtu gjeologu Nitish Priyadarshi ka studiuar këto gjurmë misterioze, të cilat, sipas legjendës lokale, mund të jenë dëshmi që tregojnë praninë e "zotave të qiellit", të cilët ishin lëshuar në atë regjion në të kaluarën e largët.

Gjurmët e këmbëve janë të shtypura në gur dhe ato duken sikur të ishin bërë me sandale të drunjta, që përdoreshin me mijëra vjet nga banorët e regjionit.

Njëra nga gjurmët është 28 centimetra e gjatë dhe 11 centimetra e gjerë. Besohet se zotat-mbretër të mitologjisë indiane, Rama dhe Lakshmana, kishin qëndruar këtu për një kohë të caktuar, derisa ishin duke kërkuar gruan e Ramas, Sita.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco