FOTO /E pabesueshme! Gjendet një kafshë misterioze në qytetin shqiptar

FOTO /E pabesueshme! Gjendet një kafshë misterioze në qytetin shqiptar

16:42, 21/04/2017
A+ Aa A-

Haset një kafshë e pazakontë dhe e paparë deri tani në kufi me Shqipërinë. Disa fëmijë të fshatit Llakavicë në rrugën nga ky fshat drejt fshatit Sërmnovë, saktësisht në afërsi të tunelit të quajtur të hekurudhave, kanë hasur kafshën që shihni në foto të shtrirë për toke.

Kafsha sipas tyre ka qenë më e madhe se një mace e zakonshme.

Pasi bëhet për kafshë të pazakontë për regjionin tonë, eksperten e konsultuar nga Flaka nuk arritën të japin ndonjë shpjegim të verifikuar, përveç se bëhet fjalë për ndonjë lloji gjitari.

“Nuk mund të flasim me saktësi për çfarë lloji kafshe bëhet fjalë konkretisht. Nuk jemi në terren dhe nuk e shohim me sy. Duhet të verifikohen pjesët e trupit, të bëhet matja e tyre, pamja e syve dhe elemente të tjera që të mund të konstatojmë me saktësi llojin dhe familjen të cilës i takon kjo kafshë”, tha eksperti i konsultuar nga Flaka.

Ai thotë që sigurisht që bëhet fjalë për kafshë të panjohur në vendin tonë, dhe nuk e përjashton mundësinë të jetë edhe mutacion gjenetik i lindur nga dy kafshë të ndryshëm, apo të jetë fetus i paformuar i ndonjë lloji kafshe.

Për më saktë, ai preferon që kafsha të merren në studim nga ekspertë të specializuar të zoologjisë, me qëllim që definicioni të bazohet në shkencë dhe të jetë i verifikueshëm në fakte.

Agjencia e Lajmeve Flaka fton institucionet gjegjëse dhe ekspertët e zoologjisë që të shprehin interesim që kjo kafshë të bëhet objekt studimi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco