Familja me 13 djem që ende po lufton për një vajzë

Familja me 13 djem që ende po lufton për një vajzë

08:25, 27/03/2017
A+ Aa A-

Për disa arsye, meshkujt në përgjithësi duan fëmijën e tyre të parë të jetë një një djalë, kështu që do të ruhet mbiemri dhe identiteti.

Por për gratë është ndryshe, duan një vajzë që të jetë fëmija e parë. Kështu do të jetë “shoqja e tyre”.

Për shembull, Jicicleide Silva, nga Brazili, ka pasur nnjë vajzë ëndërr gjithë jetën e saj. Jucicleide dhe burri i saj, Irineu Cruz, u martuan 20 vjet më parë dhe premtuan se: nëse fëmija ishte djalë, emrin do t’ia ngjiste bashkëshorti dhe nëse vajzë do t’ia ngjiste gruaja.

Menjëherë me shumë iluzion dhe entuziazëm, të dy filluan të përgatisnin listën e emrave. Mirëpo Irineu duket se nuk po gjen më emra pasi kanë 13 djem, por ama Jicicleide nuk dorëzohet.

Emrat që babai u ka vendosur djemve dhe që fillojnë me R të gjithë janë:

Robson (18 vjeç)
Reinan (17 vjeç )
Rauan (15 vjeç)
Rubens (14 vjeç)
Rivaldo (13 vjeç)
Ruan (12 vjeç)
Ramón (10 vjeç)
Rincón (9 vjeç)
Riquelme (7 vjeç)
Ramires (5 vjeç)
Railson (3 vjeç)
Rafael (2 vjeç)
Ronaldo (një muaj jetë)

Është e qartë se Irineu është tifoz futbolli:

“Unë e dua futbollin dhe lojtarët  si Rivaldo, Roberto Carlos, Ronaldinho dhe Robinho i kam admiruar gjithmonë. Një ditë kam vënë re se të gjithë lojtarët më të mirë duket të kenë emra që fillojnë me shkronjën “R”, dhe unë i kam quajtur fëmijët si ti dua unë, me emrat e futbollistëve të mi të preferuar”, është shprehur ai.

Në fakt, Irineu mblidhet në fundjavë së bashku me fëmijët e tij për të luajtur një ndeshje futbolli në të cilën vepron si arbitër.

Por nuk mbetet në harresë  Jucicleide, ajo çdo ditë përballet me sfidën e të ushqyerit të 14 burrave në familjen e saj, duke përgatitur një sasi të mirë të ushqimit për t’i mbajtur ata të lumtur dhe të kënaqur… ata janë vetëm në rritje!

Probabiliteti i të paturit rresht 13 djem është 800.000, pra Jucicleide dhe Irineu mund të ndjehen me fat për këtë.

Por Jucicleide zbuloi se ajo ende e ka zemrën e saj të vendosur në një vajzë:

“Do të jetë e mrekullueshme për të zgjedhur emrin e saj dhe më në fund të tregoj një karton të kuq për burrin tim”, është shprehur ajo. Dhe e kanë provuar sërish..

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco