Amishët, amerikanët që jetojnë në vitin 1800, nuk preken nga kanceri

Amishët, amerikanët që jetojnë në vitin 1800, nuk preken nga kanceri

17:30, 26/03/2017
A+ Aa A-

Në studimet e fundit të publikuara në revistën “Cancer Causes and Control” (Shkaktarët dhe kontrolli i kancerit), është zbuluar se në mesin e amishëve, gati nuk është evidentuar ndonjë rast i kancerit. Ata konsiderohen si njerëzit më të shëndetshëm në Amerikë.

Ekspertët nga Universiteti në Ohajo kanë nisur një studim të popullata amish, në lidhje me atë se sa ndikon mungesa e kujdesit mjekësor konvencional në shkallën më të lartë të kancerit te ta. Megjithatë ajo çfarë ata gjetën ishte një shok i vërtetë.

U zbulua në fakt se amishët kanë nivel shumë më të ulët të kancerit sesa pjesa e mbetur e popullatës. Prandaj, ekspertët vendosën që të hulumtojnë edhe më thellë mënyrën e tyre të jetesës, ushqimin e tyre, në mënyrë që të gjejnë arsyen për këtë gjetje. Amishët nuk pinë, nuk konsumojnë duhan dhe promiskuiteti seksual tek ta është në nivelin zero, e gjetur kjo që ka bërë ekspertët të vijnë në konstatim se kjo mënyrë e tyre e jetës ndikon në masë të madhe në zvogëlimin e rasteve të kancerit.

Mes faktorëve të tjerë është edhe volumi i madh i punës fizike. Shumica e amishëve merren me bujqësi, ndërtimtari dhe punë tjera, të cilat kërkojnë angazhim të madh fizik, që i bën ata të jenë të shëndetshëm.

Ndërsa pjesa tjetër e Amerikës qëndron para ekraneve gjithë ditën, amishët punojnë shumë, dhe kjo sipas ekspertëve ndikon në shëndetin e tyre të mrekullueshëm. Një element shumë me rëndësi, është fakti se amishët vetë mbjellin dhe kultivojnë ushqimin të cilin e hanë. Shfrytëzojnë metodat organike, përmes të cilave fitohen pemët dhe perimet e shëndetshme, qumështi dhe mishi i shëndetshëm, ushqimi i papërpunuar të cilin shumica e amerikanëve, edhe popujve tjerë kurrë nuk do të kenë mundësi ta shijojnë.

Edhe pse shumë tallen me mënyrën e tyre të jetës, i konsiderojnë të prapambetur dhe primitiv, përkushtimi i amishëve për një jetë të thjeshtë me ushqim të shëndoshë paraqet mënyrë të jetesës të cilin pjesa e mbetur e botës mundet vetëm ta ëndërrojë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco