FOTO /Histori tmerruese! Kukulla terrorizon familjen

FOTO /Histori tmerruese! Kukulla terrorizon familjen

16:41, 22/03/2017
A+ Aa A-

Familja e kishte kuptuar që kukulla, të cilën e kishte blerë për vajzën e tyre, ishte plakur pas qëndrimit njëmbëdhjetëvjeçar në një dollap.

Kur kukullat plaken, ato marrin një formë shumë të çuditshme, që mund ta fusin frikën në palcë. Në fakt, veprat më të frikshme artistike janë të punuara nga kukullat. Ka shumë kukulla të frikshme, të cilat shiten, e shumë shpesh ndërrojnë pronarë, mirëpo kukulla për të cilën do të flitet në këtë tregim është më e frikshme se çdo kukull tjetër. Jim Eaton, një investigues i dukurive paranormale, ka shkruar një libër me dy volume, të quajtur 'Fantazmat që janë incizuar.

Ndërsa, njëri nga tregimet në librin e tij është pikërisht ky për kukullën fantazmë, i cili kishte filluar kur një familje që dukej normale, kishte shkuar në një dyqan, që dukej normal, për të blerë një kukull që dukej normale për vajzën e tyre, që besohej të ishte normale. Pasi që ia kishin blerë kukullën vajzës, kjo e fundit ishte ndierë shumë e lumtur dhe kishte luajtur për një kohë të gjatë me kukullën e saj të re. Mirëpo, pasi që kishte kaluar një kohë, familja e kishte futur kukullën në dollap duke e mbyllur. Pasi që kishin kaluar plot njëmbëdhjetë vjet, familjarët kishin vendosur ta hapin dollapin për ta pastruar dhe ishin habitur kur kishin parë një kukull, shumë të vjetër, me rrudha në fytyrë e me sy të dalë jashtë. Në fillim, familjarët ishin habitur nga prezenca e kukullës, pasi që nuk iu kishte kujtuar që kishin lënë aty një kukull të re, mirëpo, pasi që u kishte rënë në mendje, ata ishin tmerruar edhe më tepër nga kukulla, pasi që ajo ishte plakur, ashtu sikur që plaket njeriu.

Largimi i kukullës Familjarët më pastaj kishin vendosur që ta largojnë kukullën nga shtëpia e tyre, duke ia falur një personi që ishte i interesuar në investigimin e dukurive paranormale, ndërsa, pasi që kishte rënë në duart e tij, kukulla kishte ndërruar edhe shumë pronarë të tjerë, duke u shitur për herë të fundit në një çmimi shumë të lartë. Ka pasur të atillë që kanë thënë që familja mund ta ketë trilluar tregimin, mirëpo, duke marrë parasysh faktin që ata kanë qëndruar anonimë gjatë gjithë kohës dhe duke e ditur që nuk kanë qenë ata që e kanë shitur kukullën me çmim të lartë, mirëpo e kanë falur, andaj është shumë vështirë të besohet që ata mund ta kenë trilluar këtë tregim!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco