Njihuni me historinë misterioze të zhdukjes së fshatit eskimez

Njihuni me historinë misterioze të zhdukjes së fshatit eskimez

16:39, 22/03/2017
A+ Aa A-

Zhdukja e të gjithë banorëve të një fshati eskimez në veri të Kanadasë. Ajo që ndodhi atëherë, ka mbetur mister edhe sot e kësaj dite. Në një ditë të ftohtë dhe me erë, mbledhësi i lëkurave, Joe Labelle, ishte duke u ngjitur në drejtim të një fshati të vogël eskimezësh, rreth 500 milje larg bazës ushtarake "Churchill".

E kishte vështirë të ecte i ngarkuar me lëkura të shumta të shtrenjta, të cilat i kishte mbledhur gjatë gjuetisë një mujore. Kishin kaluar rreth gjashtë muaj qyshkur nuk i kishte parë miqtë e tij, gjuetarët eskimezë. Joe gjithmonë ua kishte pasur lakmi eskimezëve që me një qetësi aq të madhe dhe me buzëqeshje në buzë, ballafaqoheshin me të gjitha vështirësitë jetësore. Donte që të pushonte pak te ta, para se të kthehej te vendstrehimi i tij i improvizuar.

Befasia e pakëndshme Pasi që arrin në mes të fshatit, ai përshëndet në gjuhën eskimeze, por askush nuk i përgjigjet. Ai kishte mbetur i habitur kur nuk kishte parë asnjë njeri. Bile, nuk kishte dëgjuar as edhe lehjen e ndonjë qeni. Me të shpejtë kishte shkuar te tenda e kryeplakut të fshatit, por edhe ajo ishte e zbrazët. Edhe pushka ishte aty. Ky fakt e shqetësoi edhe më shumë Joe-in, meqë e dinte shumë mirë që eskimezët kurrë nuk dilnin askund pa pushkët e tyre. Ai mbeti edhe më i tronditur, kur gjeti kufomat e ngrira të qenve të fshatit. Të gjithë qentë, rreth 100 sish, ishin lidhur për drurësh dhe dukej se kishin ngordhur nga uria.

Çka kishte ndodhur? Çka kishte mundur të ndodhte? Ku ishin zhdukur përnjëherë të gjithë banorët e fshatit? Athua të gjithë ata ishin çmendur dhe, pa armë dhe qen, ishin nisur kah Poli i Veriut? Joe u kthye në fshat dhe, pasi e hëngri drekën e tij modeste, u kthye në vendstrehimin e vet dhe, duke lënë të gjitha lëkurat aty, u nis me të shpejtë me qentë e vet deri te stacioni më i afërt i policisë, i cili gjendej rreth 100 milje larg. Një javë më pas, ai u kthye përsëri në atë fshat, me një komision prej 4 anëtarësh. Policët menjëherë vërejtën disa gjëra të çuditshme, në mesin e të cilave ishte edhe një varr i freskët. Varri ishte mbuluar me gurë, por jo ashtu si i renditin eskimezët. Kur e hapën varrin, panë se mungonte - i vdekuri. Dikush e kishte marrë atë dhe, më pas, i kishte vënë gurët jo sipas zakonit të eskimezëve. Mbetjet ushqimore u konstatua se ishin rreth 2 muaj të vjetra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco