Çfarë misteri fshehin satanistët? A e kanë takuar ata djallin?

Çfarë misteri fshehin satanistët? A e kanë takuar ata djallin?

17:57, 21/03/2017
A+ Aa A-

Në nëntor të 2012-ës një monument guri në të cilin ishin gdhendur Dhjetë Urdhëresat (Parime Biblike) u vendos ne sallën e kongresit të Oklahomas. 7 vjet më parë, Gjykata e Lartë e Shteteve te Bashkuara vendosi që monumenti i Dhjetë Urdhëresave i vendosur ne Teksas te mos shkele Urdhrin e Pare per ndalimin e qeverinë në ligjbërje, duke respektuar themelimin e fesë.

Por sot fe të tjera e kërkojnë një gjë të tillë: Në dhjetor Tempulli Satanik filloi një fushatë për vendosjen e një monumenti të vetin pranë monumentit të Dhjetë Urdhëresave me motivin se do t’i jepte mundësinë qytetarëve të Oklahomas për të përqafuar liritë bazike të shkruara në Kushtetutë. Ato donin të fitonin një shumë prej 20 mijë dollarësh deri më datë 18 janar, por që tani e kanë tejkaluar synimin e tyre. Të hënën, ata zbuluan formën e monumentit të tyre (në pikturë) – një krijesë me krahë me bustin e një njeriu, kokën e një dhie me brirë në nivel me një Pentagram, dy gishta të ngritur lart dhe dy fëmijë me flokë të çrregullt që shikojnë me çudi. Siç duket, satanistët kanë sens humori. Por çfarë besojnë ata në realitet?

Kjo është një pyetje e vështirë për t’iu përgjigjur. Mbase nuk do të surprizoheni shumë kur të degjoni se Satanistët janë një bandë mjaft e rrëmbyer, me organizata, besime dhe rituale të ndryshme. Shume nga këto organizata janë tërësisht ose pjesërisht të fshehura, me shumë sekrete ndaj jo-mbështetësve të tyre. Shumë nga ata janë spiritualistë: E adhurojnë Satanin sikur të ishte hyjni. Përkrahësit e Ministrisë Satanistë e njohin Satanin dhe Luçiferrin si një qenie reale dhe besojnë se ai është Babai i Vërtetë dhe Zoti Krijues i njerëzimit. Të tjerë sidomos Kisha e Satanit, e gjetur nga Anton Lavey, një nga okultistët më të njohur që pas Alesteir Croëley-t. Satanistët janë materialistë dhe refuzojnë të besojnë në qeniet e mbinatyrshme. Lucien Greaves, një zedhënës i Tempullit Satanist, e përshkruan veten si një ateist kur vjen puna për të besuar tek të mbinatyrshmit dhe thotë se për të Satanizmi qëndron për “sovranitetin individual në ndjekje të diturisë, edhe kur kjo dituri është e rrezikshme”. “Bibla Satanike” e LaVey-t deklaron se jeta është një privilegj i madh ndërsa vdekja një gjë për t’u shmangur. Prandaj jetoni të tashmen!…Zgjidh këtë ditë, këtë orë për të vepruar.

Pavarësisht nga ndryshimet, shumë të përbashkëta lidhin degët e materialisteve dhe spiritualisteve të Satanizmit: domethënë një besim se adhurimi i një hyjnie të mbinatyrshme, heqjen e kufizimeve në progresin e njeriut dhe diturisë së tij, besimi në shkencë, në mësimin rracional pa kufizime. Peter Gilmore, pasardhësi i LaVey-t si drejtor i Kishës Satanike, në dallimin mes njerëzve materialiste dhe spirituale: ai beson se këta të fundit kanë nevojë për dikë që “i flet nga qielli” edhe nëse ai është i lumtur. Në këtë sens, Satanistët materialiste janë ateiste, ose ateiste që ndjekin disa rituale. Por zoti Gilmore thotë se Kisha e tij në këndvështrimin hebraik e sheh Satanin si “Kundërshtar”. Në këtë kuptim Satani na vjen si një lloj figure letrare ose metonimi si sfidues i orthodoksizmit, me shumë se sa si një djall apo Zot gjakatar.

Shume prej tyre që janë të lidhur me Satanizmin janë dënuar për akte të tmerrshme. Por këto kanë qenë vrasjet e para të bëra në emër të fesë. Disa shpresojnë se këto argumenta do të bindin ligjvënësit e Oklahomas të mos e pranojnë këtë tempull të qëndrojë afër Dhjetë Urdhëresave.

Çfarë është Satanizmi?

Satanizmi është një kult që ka si bazë adhurimin e Djallit apo të ndonjë fuqie negative të mbinatyrshme. Për satanistët jeta duhet jetuar duke i shërbyer Djallit.

Origjina e Termit

Ky term u has për herë të parë në librin “A confutation of a Book” (nga peshkopi Jeëel) që më pas do të njihej me titullin “An apologie of the Church of England (Apologjia e kishës angleze”) shkruar nga Thomas Harding (1565): Fjalia ku kjo fjalë shfaqet është si në vazhdim: “Koha kur Luteri përhapi nëpër Gjermani fjalën e tij të helmuar me herezi, blasfemi dhe Satanizëm”. Në fjalinë e mësipërme, fjala satanizëm i referohet mësimeve të Luterit megjithëse ky i fundit me siguri nuk do ta pranonte kurrë të adhuronte Djallin apo frymëzohej prej tij.

Lëvizjet Satanike

Sipas disa sociologeve, satanizmi nuk mund të konsiderohet si fe sepse në thelbin e tij qëndron fakti i të qënurit kundër kristianizmit. Përpjekjet për ta bërë satanizmin fe nuk kanë rezultuar kurrë të suksesshme. Satanizmi ekziston si “kundërshtar i kristianizmit” pra rrjedhimisht në funksion të tij. Në fakt çështja nuk është dhe aq e thjeshtë pasi si sataniste etiketohen edhe lëvizje të tjera shumë heterogjene:

Satanizmi “rebel”, që kundërshton këndvështrimin kristian në mënyrën e të jetuarit. Shumë praktikues të këtij besimi shpesh bëjnë pjesë në kronikën e zezë pasi dallohen për veprat e tyre qe bien ndesh me shoqerinë.

Satanizmi “fetar”, që bazohet në besimin e ekzistencës së Djallit. Organizata më e njohur që i përket kësaj ndarje quhet “Tempulli i Set” (“Temple of Seth”) dhe është themeluar nga Michael Aquino dhe disa anëtarë të tjerë të Kishës se Djallit.

Satanizmi “filozofik” ose “modern” qe bazohet ne adhurimin e Satana-it apo djajve te tjere. Ky grupim perfaqesohet nga Kisha e Satana-it qe eshte themeluar nga LaVey, pas vdekjes te se cilit ky organizem pesoi disa ndryshime. Gjithçka bazohet ne urdheresat qe gjenden ne biblen djallezore. E veçanta e tyre eshte se te gjithe e konsiderojne veten profete. Ata organizojne shpesh rituale dhe mesha te zeza ku perfshihet dhe magjia. Megjithese cilesohen si sataniste te bindur ata nuk shfaqen publikisht per shkak te paragjykimeve.

Satanizmi “tradicional”, duke pare kete besim si te vetmen menyre per zhvillimin individual dhe ate te shoqerise nepermjet veteshkaterrimit te saj. Organizata me e njohur qe i perket kesaj kategorie eshte “Urdhri i 9 engjejve” (Order of Nine Angels).

“Kultistet”, anetare te nje komuniteti qe adhurojne djallin nepermjet sakrifikimit te qenieve njerezore. Megjithese disa individe jane denuar per keto krime, ka dyshime mbi disa njerez te cilet mendohen se i perkasin kesaj organizate shume te fshehte.

Ne vendet perendimore ekzistojne sekte teper te fshehta qe praktikojne ne menyren e tyre adhurimin ndaj djallit. Ne Sh.B.A, levizjet sataniste kane mundesuar qe ti njihet statusi fetar dhe te kene prifterinjte e tyre ne ushtri per rastet kur mund te humbin jeten gjate sherbimit ushtarak. Suksesi per kete arritje vjen nga fakti se gjate protestave me levizjet sataniste u bashkuan dhe levizjet homoseksuale. Motoja e perdorur gjate protestave te tyre ishte “Bej ç’te duash: ky eshte ligji”.

Per shume sekte, gjarpri simbolizon dijen (ashtu siç ndodh per Satana-in, qe kur prezantohet si Lucifer, perfaqeson “sjelljen e drites”). Disa dijetare te kesaj fushe mendojne se Bibla, te cilen ata e quajne ndryshe Demiurg, ne te vertete eshte Djalli.

Ne numerologjine biblike numri gjashte perfaqeson njeriun. Mendohet se 666 (numer djallezor) eshte krijuar per ti gjetur diçka te kundert numrit hyjnor 777. Me 666 jane etiketuar dhe disa nga diktatoret me te medhenj te shekullit te kaluar si: Stalin, Franko, Hitler, Kastro dhe Benito, ndoshta eshte rastesi por te gjithe keta emra jane me 6 shkronja… Ndoshta eshte nje element qe na ben te mendojme se njeri prej tyre duhej te shkaktonte apokalipsin qe duhet te ndodhte ne fund te shekullit te kaluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco