Malindi: Për UFO-t në Tomorr kishte dijeni Sigurimi i Shtetit, Hysni Kapo e Gogo Nushi

Malindi: Për UFO-t në Tomorr kishte dijeni Sigurimi i Shtetit, Hysni Kapo e Gogo Nushi

10:39, 19/03/2017
A+ Aa A-

Nga Mark Brunga*

Shkrimtari Ilir Malindi, me profesion avokat, i cili ka lindur në Skrapar, ka filluar të shkruajë diçka mbi disa fenomene enigmatike të konstatuara prej tij në zonën e Tomorrit.

Pasi ka lexuar disa shkrime të autorit Ben Shehut mbi UFO-t më telefonoi dhe shkurt me tha se të dhënat e shkruara në romanin “Ata nuk duhet ta dinë” janë interesante. Madje ai me tha se për këto fenomene ka filluar që ti hedhë disa kujtime të vetat në shënime, synopsise, të cilat mund të përbejnë edhe thelbin e një libri të tijin në të ardhmen.

Përveç fenomeneve të konstatuara nga të tjerë, Malindi më tha se ka disa raste të konstatuara nga vetë ai dhe miqtë e tij që e bëjnë këtë UFO-logjinë mjaft të pranishëm në zonën e malit të Tomorrit.

Po ashtu ai është shprehur edhe për avionin Mig, të rrëzuar. Ai e njihte rastin madje përmendi edhe emrin e aviatorit nga Skrapari , që mesa i kujtohej quhej Veiz. Lamë një orë takimi dhe gjatë bisedës që zhvilluam, pasi u takuam, Malindi me njohu me disa detaje interesante.

Duke qenë se babai i tij kishte qenë në një periudhe kohe Sekretar i Parë i Komitetit të PPSH-së në Skrapar, ai ishte në dijeni, theksoi avokat Malindi, edhe të rasteve të tjera të denoncuara nga komunistë por edhe banorë të fshatrave të Skraparit, mbi UFO-t.

Por edhe Operativë të Sigurimit të Shtetit. Të dhëna të cilat janë relatuar edhe në Komitetin Qendror te Sekretari Hysni Kapo. Vlen të theksohet se ky informacion interesant vjen nga një ish oficer i Shërbimeve Sekrete të asaj periudhe, sot shkrimtar me profesion avokat. Babai i të cilit kishte miqësi personale të ngushtë me Sulo Gradecin, shefin e sigurisë së Enver Hoxhës.

Ilir Malindi, shkruan se ka qenë i ri në moshë kur në malin e Tomorrit ka rënë një avion MIG. Për të ka “zierë “ i gjithë Skrapari, thotë ai, pasi ngjarja ishte shume misterioze. Kur është rrëzuar avioni Mig 19, ai po shoqërohej me skuadrile nga 4 avionë të tjerë. Piloti, Veizi nga Skrapari vdiq dhe u gjet brenda në kabinën e avionit. Babit tim i kishte thënë Gogo Nushi se kishte ndodhur një fenomen i çuditshëm.

Avioni ishte prerë si me thikë dhe se po të ishte përplasur në malin Tomorr, realisht ai do të ishte bërë copa, copa. Vetë pilotët që e shoqëronin janë shprehur, sipas Malindit, në shtabin ushtarak se ju ishin bllokuar aparaturat e drejtimit të avionëve kur kishin parë një sferë vezulluese, që i kishte thuajse verbuar. Avioni u kishte humbur nga sytë dhe kishin humbur çdo lidhje me njeri tjetrin si dhe me komandën për disa minuta. Iliri thekson se këto fenomene përsëriteshin në atë zonë , dhe babai i tij,primat partiak i rrethit, i kishte përcjellë këto informacionet për to, në Komitetin Qendror te Hysni Kapo. Sigurisht në siglaturën “ Top Secret”.

Ngjarja në Kanionin e Pirogoshit

Malindi ka shënuar në kujtimet e tija se ai vetë ka përjetuar personalisht në Kanionin e Pirogoshit, mbi Corovodë një rast në vitin 1969. Mbasi kishin eksploruar shpellen e njohur të kësaj zone, kur ishin në ikje për në qytet, janë befasuar nga 2 objekte ndriçuese që ishin në formë rrethore dhe që reflektonin shumë në humnerën e kanionit të Pirogoshit.

Ata vazhduan të ndriçonin për një minutë, shkruan Malindi në kujtimet e veta dhe u shkëputën më pas rrufeshëm duke humbur në lartësi. I kishin parë shumë edhe në popullsinë e zonës dhe Çorovodës dhe u fol gjerësisht në atë kohë. Po shume i dhanë karar se mund te kishte qenë ndonjë raketë e Natos.

Po ashtu edhe para 5-6 viteve në lartësinë e Cukës janë parë fenomene ndriçuese. Të pashpjegueshme. Malindi me tha në bisedë e sipër se kur i ati i tij Teki Malindi shkonte në fshatrat e zonës së Tomorricës, në Gjerpës, ka pasur shumë fshatare që kishin kurajën ti tregonin disa raste dyshuese që ata kishin parë. Duke shkelur mbi rrezikun që mund tu vinte se po bënin propagandë fetare.

Pasi pas këtyre fenomeneve, sipas legjendave të hapura në zonë, mund të fshihej Zoti. Po ka pasur edhe komunistë të veçantë dhe operative të sigurimit që i kanë deklaruar rastet e konstatuara. Iliri thotë se këto të dhëna depozitoheshin në dosje të veçanta si në Ministrinë e Brendshme, Por Tekiu i a ka relatuar edhe Hysni Kapos.

*Marrë nga Shqiptarja.com

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Baton Haxhiu19/03/2017 17:16

Epo me ne fund.... Se plasem...prandaj ndodh gjitheshka pra.. LSI qenka krijese e UFO..... PO PRAAAAA

emilio19/03/2017 13:54

Jo më larg se në vitin 2000 nga ushtarë të ish repartit të pigasit janë parë zbulues(sfera të shndritshme) të cilat vinin nga kanioni i osumit dhe madje një ushtarë ka patur kontakt nga afër duke perjetuar diçka që ai vetë nuk arrin ta shpjegoj.Ka vite që janë vërejtur fenomene të pashpjegueshme rreth këtij mali.Nisur dhe nga fakti që mali i tomorrit është një nga 10 malet në botë me fuqi të lartë elektromanjetike nuk. përjashtohet edhe fenomeni UFO.Shpella e gjarprit (emër nga lashtësia) tregon se asnjëherë nuk janë eksploruar siç duhet.Fenomeni i viteve 2004-2005 është ndjekur nga ushtria ku tregohej për një objekt i cili i afrohej malit por u tha se është një satelit i dalë nga orbita gjë për të cilën nuk u fol kurrë se ishte e tillë

Lili19/03/2017 11:35

Perrallat me UFO-t ne Skrapar po i pertypim por jo per rrezimin eavionit MIG o njetez se e verteta eshte ndryshe.

tomorri19/03/2017 11:16

çdo gje mund te jete supozim i botueshem, por genjeshtrat jane gjithmone amorale. Veiz Kovaçi (ndjese paste), u vra ne ngritje ne fund te aerodromit te Kuçoves

Shto koment

Denonco