FOTO +16 /Shokuese! Banorët tronditen nga ajo që gjetën në barkun e krokodilit

FOTO +16 /Shokuese! Banorët tronditen nga ajo që gjetën në barkun e krokodilit

19:06, 17/03/2017
A+ Aa A-

Pas dyshimeve se krokodili mund të kishte ngrënë një djalë 8-vjeçar, banorët e një fshati në Zimbabve e vranë zvarranikun dhe i çanë barkun. Fatkeqësisht, dyshimet e tyre kishin qenë të drejta. Ata zbuluan pjesët e trupit të të miturit në barkun e krokodilit gjigant.

E gjithë ngjarja u filmua nga dëshmitarë, në fshatin Mushumbi Pools në veri të Zimbabve.

Pjesët e trupit të të miturit, emri i të cilit nuk bëhet i ditur u nxorën nga barku i krokodilit dhe ai u varros në një ceremoni ku morën pjesë shumë banorë të fshatit.

Siç shkruan e përditshmja “Mirror”, Zimbabve është prekur kohët e fundit nga reshje të dendura shiu, që kanë rritur nivelin e lumenjve. Kjo ka bërë që bashkë me ujin, krokodilët të dalin në zona ku zakonisht nuk shfaqen./tvklan.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco