E pabesueshme ! Mbesa parashikon vdekjen e gjyshit

E pabesueshme ! Mbesa parashikon vdekjen e gjyshit

16:20, 16/03/2017
A+ Aa A-

Mësuesja e gjuhës angleze, Laura Lynne Jackson, tregon sesi zbuloi aftësinë e saj që të komunikojë me të vdekurit.

Laura Lynne Jackson është mësuese e gjuhës angleze, fuqitë paranormale të së cilës, të pashpjegueshme nga shkenca, e kanë bërë atë njërën nga parashikueset më të njohura në botë. Tani, në një libër të ri, ajo rrëfen tregimin e saj jetësor. Ajo thotë se jeta e saj është goxha normale, me të vetmin përjashtim që ka të bëjë me dhuntitë e saj, të cilat as ajo ende nuk i ka kuptuar dhe pranuar në tërësi.

Më shumë se pesë shqisa? Ajo tregon se, tash e një kohë të gjatë, ka qenë në gjendje që të mbledhë informata rreth njerëzve dhe ngjarjeve me metoda të tjera, pos me pesë shqisat e veta. Por, dhuntia e saj më e madhe është aftësia që të komunikojë me të vdekurit, që, sikur shprehet ajo, gjenden "në anën tjetër". E tëra kishte filluar në një ditë të bukur vere, derisa nëna e saj ishte duke u përgatitur për t'i vizituar prindërit e saj, gjyshin dhe gjyshen e vajzës. Ajo kishte vendosur që fëmijët t'i linte në shtëpi. Edhe pse Laura në fillim ishte e gëzuar se do të rrinte me vëllain, duke u larë në pishinë, papritmas ajo kishte ndier diçka thellë në eshtra, që nuk mund ta shpjegonte. - "Prit! Duhet të vij edhe unë me ty", i kishte thënë të ëmës. Nëna në fillim nuk kishte pranuar, por më pas e kishte marrë Laurën me vete dhe, kjo kishte qenë hera e fundit që Laura e kishte parë gjyshin e saj të gjallë. Kur, tri javë më pas, kishte marrë lajmin e vdekjes së gjyshit, Laura kishte kuptuar pse kishte insistuar ashtu, që të shkonte atë ditë me nënën.

E çuditshme që nga mosha e vogël Laura tregon se, edhe para vdekjes së gjyshit, ajo kishte qenë një vajzë e çuditshme. Kur ecte rrugës, njerëzit krejtësisht të panjohur i shkaktonin emocione të forta, të zemërimit, apo ankthit. Ajo thotë se ndjenjat e tilla e çojnë nga një lumturi ekstreme, deri te depresioni, varësisht afër kujt është. Laura më pas tregon se këto përjetime e kishin përcjellë edhe gjatë studimeve. Derisa një ditë ishte duke dremitur, kishte parë sesi një shok i saj, John Moncello, kishte vdekur dhe shokët e tjerë e bartnin arkivolin e tij. Ajo ishte zgjuar e kapluar nga paniku. Në orën 8 të mbrëmjes asaj i kishte telefonuar një shok tjetër, duke i thënë se John ishte rrëzuar nga lartësia dhe kishte vdekur.

"Medium" zyrtar Kjo kishte ndikuar që Laura të mendonte se dhuntia e saj, në fakt, ishte mallkim, një gjë e keqe, prandaj kishte vendosur që t'ia kthente shpinën asaj dhuntie. Kishte filluar që të përpiqej ta bënte një jetë normale studentore. Por, një ditë një mik i kishte propozuar që të bënte disa teste shkencore, për t'i testuar aftësitë e saj. Testet kishin qenë të vështira, por në fund ajo, në mesin e vetëm 19 njerëzve të tjerë në Amerikë, të bëhej "medium kërkues". Kjo bëri që ajo kurrë më të mos dyshonte në aftësitë e saj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco