Thellohet kriza diplomatike, Turqia urdhëron dëbimin e lopëve holandeze

Thellohet kriza diplomatike, Turqia urdhëron dëbimin e lopëve holandeze

20:22, 15/03/2017
A+ Aa A-

Shoqata e mishit të kuq e Turqisë ka urdhëruar sot se një ngarkesë me bagëti të shkëlqyera holandeze të kthehet mbrapsht në Holandë, duke thënë se nuk dëshiron më që të mbajë në fermat e veta lopët holandeze për shkak të krizës diplomatike mes dy vendeve.

Kryetari i Shoqatës Turke të Produkteve të Mishit të Kuq, Bulent Tunc, ka thënë për mediat turke se një ngarkesë simbolike prej 40 lopëve “Holstein Friesian” veçse është urdhëruar që të rikthehet në Holandë, transmeton Express.

“Lopët ‘Holstein Friesian’ janë bërë shumë të zakonshme në vendin tonë. Ngarkesa e parë me këto lloj lopësh është mbushur dhe do t’i rikthejmë në Holandë,” ka thënë ai.

Ai ka thënë për Anadolu se nuk dëshirojnë më produkte të lopëve nga Holanda.

Ai ka shtuar se Turqia duhet të përqendrohet në shumimin e lopëve të veta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

gezimi15/03/2017 21:10

Paskan shpetu keto lope nga tuku I cmendur .Qenkan me fat qe u riatdhesuan keto lope Erdogani te haje gomere tani.

Shto koment

Denonco