Kjo është arsyeja pse Ivanka Trump ndërroi fenë

Kjo është arsyeja pse Ivanka Trump ndërroi fenë

20:41, 14/03/2017
A+ Aa A-

Ivanka Trump, vajza e madhe e presidentit amerikan, Donald Trump, është nga më të përfolurat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe po cilësohet se ka rëndësinë e Zonjës së Parë.

Jo shumë herë kreu amerikan është kritikuar për shkaqe të religjionit. Ai pjesë të rëndësishme të fushatës së tij e pati bllokimin e hyrjes së shtetasve islamikë në SHBA.

Ndërsa vajza e tij, Ivanka ka deklaruar se është konvertuar në hebraizëm, duke ndjekur gjurmët e bashkëshortit, Jared Kushner.

Miqtë e afërt të çiftit më parë kishin treguar se feja ishte arsyeja që Trump e Kushner ishin ndarë një vit para se të martoheshin, tranmseton Express.

Kjo sepse prindërit e Kushner donin që djali i tyre të martohej me një grua që i takonte besimit të judaizmit dhe kjo solli edhe konvertimin e njërës ndër femrat më të rëndësishme amerikane të momentit.

Por edhe në këtë rast, kritikët e zakonshëm kane hedhur dyshime mbi vërtetësinë e konvertimit të Ivankës.

Pra, sulmet e mediave progresiste kanë vënë në shënjestër të bijën po aq sa edhe të atin. Edhe pse, Ivanka sheh përpara dhe konsolidon rolin e saj në ekonominë amerikane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco