Zgjidhet misteri i Teotihuakanit

Zgjidhet misteri i Teotihuakanit

16:41, 12/03/2017
A+ Aa A-

Teotihuakan ishte një vend i madh urban. Ai mbulonte rreth 20 kilometra katrorë dhe, me gjasë, aty jetonin rreth 100,000 njerëz, ku shumë prej tyre jetonin në struktura të ngjashme me apartamentet e sotme.

 Qyteti madhështor i mbushur me piramida, Teotihuakan, filloi rënien e tij rreth 1,400 vjet më parë dhe është lënë i tillë, në gërmadha, duke mos ditur asgjë rreth asaj se kush i ka ndërtuar këto struktura dhe kush kishte jetuar në to. Pjesëtarët e fisit indian-amerikan, actekët, të cilët më pas do të bënin pelegrinazh në këtë vend, ia dhanë edhe emrin modern të tij, i cili do të thotë "vendi ku u krijuan zotat". Teotihuakan ishte një vend i madh urban. Ai mbulonte rreth 20 kilometra katrorë dhe, me gjasë, aty jetonin rreth 100,000 njerëz, ku shumë prej tyre jetonin në struktura të ngjashme me apartamentet e sotme. Por, ky qytet është më i njohur për "Avenynë e të të vdekurve" dhe për komplekset e piramidave të mëdha. Aty është edhe rruga kryesore e qytetit, e cila sot njihet me emrin Avenyja e të të vdekurve, nga një emër më i vjetër actek. Kjo rrugë është e gjatë më shumë se 2 milje dhe përmban tri komplekse të mëdha të piramidave.

Piramida e Hënës Në pjesën veriore të avenysë gjendet Piramida e Hënës, edhe ky emërtim actek. Kërkimet e bëra tash vonë bëjnë me dije se ajo ishte ndërtuar në periudha midis vitit 1 dhe vitit 350 të erës së re. Ajo piramidë filloi si një platformë e vogël dhe, më pas, u bë një piramidë e gjatë 46 metra, me një bazë me dimensione 168 me 149 metra. Platformat e saj të ngritura me gjasë përdoreshin për rituale, të cilat mund të kryheshin në prani të njerëzve të mbledhur poshtë në tokë. Varrezat që shoqërojnë këtë strukturë përmbajnë mbetje të sakrifikimeve, si njerëzore, po ashtu edhe të kafshëve.

Piramida e Diellit Më pak se gjysmë miljeje në veri të Piramidës së Hënës, gjendet Piramida e Diellit. Me një lartësi prej më shumë se 63 metrash dhe me një bazë me dimensione prej më shumë se 225 metrash në të gjitha anët, kjo piramidë është njëra ndër strukturat më të mëdha të krijuara në Botën e re para-Columbiane. Mendohet se kjo piramidë kishte përfunduar së ndërtuari rreth vitit 200 të erës së re.Në vitin 1971, një ekip arkeologësh zbuloi një tunel nën piramidë, me hyrjen e lokalizuar afër Avenysë të së vdekurve. Me gjasë, shpella ku çonte tuneli, përdorej për ndonjë ritual të atëhershëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco