Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Njihuni me kështjellën më të frikshme në botë

Njihuni me kështjellën më të frikshme në botë

18:37, 10/03/2017
A+ Aa A-

Kështjella e Edinburgut thuhet të jetë njëri ndër vendet më të pushtuara nga djajtë në Skoci, derisa vetë Edinburgu konsiderohet qyteti më i pushtuar nga djajtë në Evropë.

Në raste të ndryshme, vizitorët e kësaj kështjelle kanë raportuar të kenë parë një gajdexhi fantazmë, një daullexhi pa kokë, shpirtrat e të burgosurve francezë nga Lufta e Shtatë Viteve dhe të burgosurit nga Lufta Amerikane Revolucionare. Bile, ka pasur edhe të tillë që kanë parë fantazmën e një qeni. Kështjella qëndron madhërishëm midis detit dhe shkëmbinjve dhe është një fortifikatë historike, ku disa pjesë të saj janë më të vjetra se 900 vjet.

Ish-burgu antik Qelitë e burgut antik, ku ka pasur shumë të vdekur, mund të paraqesin vend të përshtatshëm për qëndrimin e përjetshëm të shpirtrave që nuk kanë arritur të prehen në qetësi. Edhe pjesë të tjera të Edinburgut janë të njohura për praninë e fantazmave: zgavrat nëntokësore të Urës jugore dhe një rrugë e pashfrytëzuar, që quhet Qorrsokaku i mbretërve, ku liheshin të vdisnin personat e prekur nga murtaja. Në prill të vitit 2001, më saktë- sisht nga 6 deri 17 prill, këto tri vende ishin subjekt i njërit ndër hetimeve më të mëdha paranormale, të bëra ndonjëherë dhe rezultatet befasuan shumë nga hetuesit.

Studimin e udhëhoqi Dr. Richard Ëiseman, psikolog nga Universiteti "Hertfordshire" në Anglinë Juglindore dhe në studim morën pjesë 240 vullnetarë, të përzgjedhur nga vizitorët nga e mbarë bota. U lejuan të merrnin pjesë vetëm ata që nuk dinin asgjë rreth pohimeve se vendet e tilla janë të pushtuara nga djajtë. Në fund të eksperimentit, gati gjysma e pjesëmarrësve raportuan se kishin parë fenomene të cilat nuk mund t'i shpjegonin. Ëiseman u mundua të ishte sa më shkencor rreth studimit. Ai nuk u kishte treguar pjesëmarrësve në studim se në cilat vende raportohen më së shpeshti pamjet e fantazmave. Por, numri më i madh i pjesëmarrësve thanë se përvojat paranormale i kanë pasur mu në ato vende që edhe janë të famshme për një gjë të tillë.

Përfundim Ëiseman kishte pasur shumë kujdes që të mos nxirrte përfundime të parakohshme. Ai thotë se shumë nga reagimet mund të jenë pjesë e reagimeve të zakonshme psikologjike ndaj një ambienti stresues. Megjithatë, ai pranon se është bërë më kureshtar dhe se, "diçka është duke ndodhur, por nuk do të besojë derisa ta filmojë ndonjë fantazmë". Fran Hollinrake, një hulumtuese e cila merret me këtë temë një kohë më të gjatë, thotë se njerëzit nga vende të ndryshme të botës shohin gjërat e njëjta, "prandaj këtu është duke ndodhur diçka". Edhe pse studimi shkencor i Ëiseman-it ende nuk ka arritur përfundime të qarta, rëndësi ka fakti që shkencëtarët kanë filluar të merren

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco