Njihuni me personat me fuqi të jashtëzakonshme

Njihuni me personat me fuqi të jashtëzakonshme

16:19, 10/03/2017
A+ Aa A-

Misteret gjithmonë janë interesante, sidomos kur kanë të bëjnë me njerëz.

Fëmijët e gjelbër nga Vulpiti

Në fshatin Vulpit të Anglisë, së shekullit XI, ishin gjetur dy fëmijë të vegjël. Nuk bëhej fjalë për fëmijë të rëndomtë. Për banorët lokalë, gjuha e tyre ishte e panjohur. Vajza dhe djali ushqeheshin vetëm me bizele dhe kishin lëkurë ngjyrë të gjelbër. Pak kohë pas zbulimit, djali kishte vdekur, sepse kishte qenë i sëmurë. Vajza kishte mbijetuar, e pasi që ajo kishte mësuar gjuhën angleze, kishte treguar se, në vendin nga vinin ajo me vëllain, tanimë të ndjerë, nuk ka diell dhe se mbretëron një gjysmëterr i përjetshëm.

Junusi modern

Në librat fetarë flitet për profetin Junus, të cilin e kishte përpirë balena dhe i cili për tri ditë e tri net kishte qëndruar në barkun e saj. Një marinar britanik në vitin 1891 kishte përjetuar të njëjtin fat. Marinarët e anijes "The Star of the East" tentonin ta vrisnin një balenë. Gjatë luftës dy marinarë u zhdukën. Pasi që balena ishte kapur dhe vënë në anije, ishte vërejtur një e dalë në barkun e saj. Pasi i ishte shqyer barku, ishte gjetur njëri nga marinarët e zhdukur, James Bartley, i cili ishte ende gjallë, por pa vetëdije. 

Zhdukja e Bernard Vazquez-it

Bernardo Vazquez ishte i dhënë pas magjisë së zezë. Banorët nga San Huani thotë se, një ditë, ai i kishte thënë nënës se e ka gjetur mënyrën sesi të bëhej i padukshëm, ku i duhej një ritual me mace të zezë, një dru i vjetër lisi dhe një llamarinë. Ai ishte mbyllur në dhomën e tij. nëna e brengosur kishte thirrur policët. Pasi e kishin hapur derën, Bernardi nuk ishte aty. A thua ai u bë i padukshëm.

Djegësi

Benedetto Supino ishte bërë i famshëm viteve 1980 për shkak të aftësisë së tij që të shkaktonte zjarre vetëm me anë të shikimit, apo pranisë së tij. Herën e parë kishte djegur një libër komik, të cilin ishte duke e lexuar, kurse njëherë tjetër ishte zgjuar derisa ishin duke iu djegur pizhamet, me ç'rast pësoi djegie të rënda. Disa dëshmitarë thonë se, kur shkaktonte zjarre, duart e tij shndrisnin.

Bëhet fjalë për një vajzë që ishte parë në afërsi të Delfosit, Kanzas, në fillim të viteve 1970. Dëshmitarët flisnin për një vajzë të egër, të moshës 10-12 vjeçare, me flokë të verdhë dhe me rroba të kuqe. Sapo e shikonin njerëzit, ajo ia jepte vrapit me të katra, sikur të ishte kafshë. Shumë njerëz dolën ta kërkonin, por nuk e gjetën. Disa të tjerë e lidhin çështjen e saj edhe me paraqitjen e UFO-s në afërsi të atij vendi.

Gruaja më e shëmtuar në botë Julia Pastrana vdiq në vitin 1860, por u varros vetëm 153 pas vdekjes. Kishte trup leshator dhe mjekër, për çka edhe ishte shpallur gruaja më e shëmtuar në botë. Burri e shfrytëzonte duke e ekspozuar në cirk, për të fituar para. Ajo vdiq gjatë lindjes së fëmijës. Pas vdekjes u balsamos, që të mund të shfrytëzohej edhe më tej për cirk. Në vitin 2013 u kthye në vendlindje, Meksikë, ku u varros me dinjitet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco