Kë shikon të parin foshnja sapo hap sytë?

Kë shikon të parin foshnja sapo hap sytë?

19:24, 26/02/2017
A+ Aa A-

Jeni shumë të lumtur posa merrni epitetin baba dhe nënë.

Por keni menduar ndonjëherë se çfarë mund të shoh foshnja juaj e porsalindur qysh në momentet e para të jetës së saj?

Ndoshta keni menduar se ajo sheh çdo gjë sikurse ju dhe të tjerët, por jeni duke u gabuar.

Një studim i ri i publikuar në mediat e huaja, tregon në fakt atë se çfarë dhe si në të vërtetë sheh fëmija juaj i porsaardhur në jetë.

Fillimisht posa foshnja hap sytë e saj, së pari ato shohin vetëm bardh dhe zi dhe ajo ndodh vetëm në një distancë prej 10 deri në 20 cm larg tij.

Në muajin e parë, ai fillon ta shoh paksa nënën e tij përsëri me nuanca bardhë e zi.

Në muajin e dytë dhe të tretë përsëri fillon ta shoh vetëm nënën e tij por duke e parë në ngjyra më të qartësuara.

Nga muaji i katërt e deri tek muaji i shtatë, foshnja juaj fillon ta shoh dhe babain e saj ngjajshëm sikurse nënën në muajt e parë të jetës së saj.

Që nga muaji i tetë vizioni i tyre përmirësohet dhe fillon të shoh të gjitha gjësendet ngadalë ashtu siç janë me po të njëjtën ngjyrë origjinale.

E kështu për nga viti i tyre i parë,  bebet janë gjysmë të rrugës së tyre për një vizion të zhvilluar plotësisht.

Detaji më i çuditshëm që mund të theksohet, është se foshnjat fillimisht shohin dhe njohin vetëm nënën e tyre teksa gjenden nga muaji i dytë.

Babai renditet gjithnjë i dyti pasi fillon të shihet tek në muajin e shtatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco