FOTO/ Ky është ‘njeriu elefant’ (Kujdes, pamje të rënda)

FOTO/ Ky është ‘njeriu elefant’ (Kujdes, pamje të rënda)

23:39, 24/02/2017
A+ Aa A-

Gruaja e cila është e martuar me njeriun që vuan nga sëmudja “e elefantit njeri”, është shprehur që sëmundja nuk e frikëson atë.

Angie Richards u takua për herë të parë me Brian, eshtrat dhe organet iu zmadhoheshin tërë kohën, transmeton Klan Kosova.

Ai ka sindromën Proteus, që është një sëmundje e rrallë që u bë e njohur nga Joseph Merric, që inspiroi filmin “The Elephant Man”.

Në fillim mjekët i kishin thënë Brian që ai nuk mund të jetojë më shumë se deri në moshën 18 vjeçare.

Por ai tani është 32 vjeçar dhe është duke e festuar përvjetorin e katërt të martesës, por edhe ai edhe gruaja e tij janë të vetëdijshëm që ai mund të ndërroi jetë në secilin moment.

Angie tregoi se ata janë njohur nëpërmjet Facebook-ut.

“Nga fotografia e tij në profil, mund të vija re që diçka nuk ishte në rregull por nuk e dija se çfarë ishte, e madje as nuk më interesonte. Sëmundjet nuk më frikësojnë mua”.

“Gjendja që ishte Brian nuk më ndaloi që të lidhesha me të. Jam rritur në një ambient, ku nuk të intereson se si një person duket, gjithë çfarë të intereson është kush janë dhe si i trajtojnë të tjerët”.

Përpara se të njoftohej me Angie, ai mendonte që nuk do e gjente kurrë dashurinë.

“Kur njerëzit më takojnë zakonisht ju pëlqej si njeri, por jo si dukem”.

“Por me Angie, është ndryshe. Asaj i intereson bukuria e brendshme e jo ajo e jashtme”.

Brian u diagnostifikua me sindromën Proteus kur ishte trevjeçar – e shanset për të lindur me një sindromë të tillë janë më pak se një në milion.

Gjendja e tij u përkeqësua në adoleshencë, kur edhe iu nënshtrua 41 operacioneve, por pa sukses.

Në shkollë, atë e quanin si njeriun e shëmtuar gjë që bëri që ai të hyjë në depresion.

Ishte 18 vjeç kur nëna e tij e inkurajoi që ta pranonte veten siç është.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco