VIDEO/ Kapet gjallesa e rrallë në ujërat e Vlorës

VIDEO/ Kapet gjallesa e rrallë në ujërat e Vlorës

18:37, 23/02/2017
A+ Aa A-

Ndryshimet klimatike kanë sjellë specie të rralla në ujerat tona.

Një peshk i rrallë i quajtur ‘Ruveto’ ka rënë në rrjetat e peshkatarëve vlonjat,të cilët janë shprehur se një peshk i tillë nuk është parë asnjëherë më parë në ujerat e detit Jon dhe Adriatik.

Sipas biologëve bëhet fjalë për një specie që jeton në thellësi shumë të mëdha, që variojnë nga 600 deri në 800.‘Ruveto’ sipas peshkatarëve është i konsumueshëm, por përmban shumë yndyrë, pasi edhe emri ‘Ruveto’, shpesh nga biologët quhet dhe ‘peshku Gjalp’.

Si pasojë e ndryshimeve klimatike periudhën e fundit ka pasur një rritje të peshkut ton i cili gjithmonë edhe më tepër bie në rrjetat e peshkatarëve. Ndërkohë çdo ditë e më shpesh po shfaqen edhe gjallesa të egra të detit si peshkaqenë apo edhe delfinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco