Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Përplasja e ashpër e Ilir Metës dhe SPAK

Çfarë kuptimi ka dridhja e qerpikut? Ja si perceptohet në kultura të ndryshme botërore

Çfarë kuptimi ka dridhja e qerpikut? Ja si perceptohet në kultura të ndryshme botërore

21:43, 22/02/2017
A+ Aa A-

Mësoni cilat besëtytni popullore, përkatësisht çfarë do të thotë kur ju dridhet qerpiku i syrit apo siç do të thuhej në popull, kur ju dridhet qerpiku i majtë.

Dridhja e qerpikut të syrit në mjekësi quhet blefarospazëm, në popull  dridhje e qerpikut. Shkenca thotë se kjo shpesh ndodh për shkak të qëndrimit ulur pranë kompjuterit, stresit apo mungesës së gjumit, apo çrregullimit nervor, ndërsa besëtytnia popullore  shkaktar i kësaj është ndonjë shenjë. Vetëm duhet interpretuar drejt.

Popujt e ndryshëm kanë besëtytni të ndryshme kur është fjala për dridhjen e qerpikut, mirëpo pothuajse nuk ka popull i cili nuk ka bërë interpretime të këtij fenomeni. Ja çfarë thonë dhe përse ndodh kjo.

Kinë

Në Kinë mendojnë që dridhja e qerpikut të majtë është fat, mirëpo nëse lëviz i djathti, atëherë është shenjë e keqe. Mirëpo nëse personit të gjinisë femërore i dridhet qerpiku i poshtëm i syrit të majtë, kjo do të thotë që dikush e përgojon.

Indi

Indianët besojnë që është fat i keq nëse ju dridhet qerpiku i syrit të majtë, ndërkaq shenjë e mirë nëse lëviz i djathti. Pra, krejtësisht e kundërt nga kinezët.

Havaje

Besojnë që dridhja e qerpikut të syrit të majtë do të thotë mysafir të huaj në familje, ndërkaq nëse ai qerpik dridhet pa ndërprerje, atëherë kjo do të thotë shpartallim të familjes.

Ballkan

Ekzistojnë interpretime që dridhja e qerpikut të syrit të djathtë do të thotë që do të realizohet ajo që keni menduar në atë çast, ndërkaq dridhja e qerpikut të majtë  shenjë e keqe. Kjo me siguri ka qenë shenjë e mirë për të gjitha femrat të cilat kanë pasur frikë që burrat nuk do t’u kthehen nga lufta.

Në vende të tjera, megjithatë, besohet që dridhja e qerpikut të sipërm të syrit të djathtë do të thotë gëzim në familje, ndërkaq dridhja e qerpikut të poshtëm  lidhje e miqësive të reja. Qerpiku i sipërm i syrit të majtë lindje e djalit në shtëpi, ndërkaq i poshtmi  lajm i keq.

Lëreni edhe ju komentin dhe na tregoni edhe neve se si interpretohet në vendin tuaj kur ju dridhet qerpiku i syrit të djathtë dhe qerpiku i syrit të majtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco