Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Njihuni me ligjet më të çuditshme për divorcin

Njihuni me ligjet më të çuditshme për divorcin

21:09, 22/02/2017
A+ Aa A-

Divorci është gjithmonë një moment i vështirë në jetën e atyre që e përjetojnë, por “vështirësia” mund të ndryshojë nga një vend në tjetrin.

Procedurat e divorcit në vende të ndryshme nuk janë të njëjta. Nga Arabia Saudite e deri në SHBA, ligjet që rregullojnë shkurorëzimin e dy njerëzve të lidhur në martesë janë të ndryshme, nganjëherë edhe të çuditshme.

Në Hong Kong, ligji nuk të dënon nëse vret burrin, po e kape në flagrancë me një grua tjetër. Por me një kusht: arma e vetme e lejuar janë duart.

Në Arabinë Saudite, burri ka të drejtë ta divorcojë gruan nëse ajo nuk di t’i bëjë kafenë.

Në ishujt Samoa, gruaja ka të drejtë të kërkojë divorcin nëse burri harron ditëlindjen e saj.

Në Skoci, deri në vitin 1939 ekzistonte një ligj, sipas të cilit, nëse një grua arrinte të çonte në shtrat një burrë, atëherë ligji i jepte të drejtë të martohej me të.

Në Kansas, nëse gruaja nuk shkon mirë me vjehrrën, ka të drejtë të kërkojë divorcin nga burri.

Në Delaëare (SHBA), nëse martohesh për një bast apo për një sfidë, mund të kërkosh divorcin pa problem.

Në Kuvajt, nëse një burrë i martuar shikon në mënyrë joshëse një kafshë të seksit femër, rrezikon burgun.

Në Colorado dhe Hartford, një ligj i vjetër parashikon deri arrestimin e burrit nëse gjatë fundjavës grindet me gruan.

Në Australi, nëse një grua aborigjene i kërkon divorcin burrit dhe ai nuk pranon, atëherë ajo mund të rimartohet dhe ky veprim i jep fund automatikisht martesës së parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco