Bill Gates jep alarmin: Miliona njerëz do të vdesin nga kjo sëmundje

Bill Gates jep alarmin: Miliona njerëz do të vdesin nga kjo sëmundje

18:34, 22/02/2017
A+ Aa A-

Një paralajmërim i frikshëm u dha pak ditë më parë në konferencën e sigurisë në Munih nga njeriu më i pasur në botë Bill Gates. Manjati dhe themeluesi i Microsoftit, Bill Gates, paralajmëroi për një lloj të ri të terrorizmit i quajtur bioterrorizmi, sipas vlerësimit të tij, për më pak se një vit mund të marrë jetët e 30 milionë njerëzve.

“Zonat e luftës dhe shtetet e pasigurta janë vendet ku është më e vështirë të eliminohen epidemitë. Në zonat e njëjta të epidemisë mund të shpërthejnë sërish ato, siç ka ndodhur në Sierra Leone dhe në Liberi ku ka pasur epidemi të ebolës, apo në Kongo dhe në Bririn e Afrikës ku shpërtheu kolera”, ka thënë ai.

“Epidemitë mund t’i shkaktojnë terroristët duke përdorur virusin e modifikuar gjenetikisht të lisë së ujit apo të ndonjë gripi vdekjeprurës”, shtoi Gates.

“Epidemia, pavarësisht nëse vjen natyrshëm apo nga ndonjë akt terrorist, sipas vlerësimeve të edpidemiologëve, mund të vrasë më shumë se 30 milionë njerëz në më pak se një vit. Përveç kësaj, vlerësohet se një epidemi e tillë mund të ndikojë në 10­15 vjetët  e ardhshme”, përfundoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco