Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Vetëm 620 lekë në ditë, rreth 600 mijë shqiptarë në pragun e varfërisë

VIDEO/ Gropë gjigante në mes të rrugës, makinat bien brenda

VIDEO/ Gropë gjigante në mes të rrugës, makinat bien brenda

16:26, 18/02/2017
A+ Aa A-

Dy makina kanë përfunduar në një gropë që u hap papritur në rrugë. Ngjarja ka ndodhur në Los Angeles, ku si pasojë mbeti i plagosur një person.

Mediat vendase shkruajnë se gruaja nuk u nxor dot nga mjeti deri në momentin që në vendngjarje mbërritën ekipet e emergjencës. Më pas ajo është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa raportet në media tregojnë se gjendja e saj shëndetësore nuk është e mirë, por sidoqoftë konsiderohet jashtë rrezikut për jetën.

Siç shihet edhe nga pamjet, vetëm pak minuta pasi në të çarën e rrugës përfundoi automjeti i parë, aty rrëshqiti dhe i dyti, një mikrobuz ku nuk kishte njeri.

Për të nxjerrë makinat e bllokuara, u dërguan në vendngjarje dy rimorkiatorë. Megjithatë operacioni u vonua për shkak se ekspertët verifikuan një herë sesa e sigurt ishte toka rreth e qark.

“Në këtë rrugë ka shumë trafik”, tha një banor i asaj zone, i cili shtoi, “jam i kënaqur që fatmirësisht, të gjithë janë mirë”. Autoritetet panë se poshtë pjesës së shembur të rrugës kishte ujë. Tani ata po përpiqen të gjejnë burimin e tij e të përcaktojnë nëse ka apo jo rrezik për shembje të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco