Smeraldi i Jezu Krishtit dhe mesazhi i fshehur i 'Darkës së fundit'

Smeraldi i Jezu Krishtit dhe mesazhi i fshehur i 'Darkës së fundit'

07:37, 18/02/2017
A+ Aa A-

Një studim i publikuar në Itali ka zbuluar një aspekt të cilin studiuesit e  ‘Darka e Fundit” e Leonardo Da Vinci, nuk e kishin vënë re deri më tani, raporton agjencia Ansa.

Bëhet fjalë për një grup  gurësh të çmuar që artisti ka vendosur në rrobat e Jezusit dhe dishepujve të tij, dhe që historiania Elisabetta Sangalli, autore e librit “Leonardo e le dodici pietre del Paradiso” (Leonardo dhe dymbëdhjetë gurët e parajsës) i cilëson si “mesazhe të fshehura”.

Sangalli shpjegon se “ka shumë të ngjarë që Leonardo da Vinci pikturoi “Darkën e Fundit” duke i dhënë një interpretim personal çdo guri dhe i kombinoi ato me personazhin sipas karizmës së secilit”.

Piktura e Da Vinçit, që përfundoi në shkurt 1487 dhe që ruhet në manastirin e Santa Maria delle Grazie nw Milano, është studiuar gjerësisht përgjatë historisë, por ky aspekt është i ri: është një hulumtim i pavarur që shqyrton gurët e çmuar dhe kuptimin e tyre biblik.

“Duke vëzhguar mirë detajet më shkuan sytë tek karfica  e pikturuar nga Leonardo në lartësinë e qafës së  Krishtit dhe më pas e pashë dhe tek të tjerët”, thotë autorja e studimit.

Në mesin e gurëve të çmuar të pikturuar nga Leonardo vihet re një smerald në tunikën që vesh Jezu Krishti, që konsiderohet si një gur bartës i paqes dhe simbol i rilindjes dhe deri në mesjetë ishte i lidhur me rigjenerimin.

Sipas studimit, smeraldet janë të lidhur me fisin e Levit, i vetmi fis me mundësinë e qasjes në priftërinë e kohës.

Tek Shën Gjoni është pikturuar një “Yahalom” e cila në hebraisht do të thotë diamant. Për Elisabetta Sangallin është një referencë për spiritualitetin e apostullit të preferuar të Jezusit.

Shën Andrea (Shën Ndreu) vesh një safir, që i referohet qytetit qiellor të Apokalipsit.

Edhe pse Dhiata e Vjetër fliste për dymbëdhjetë gurët e Parajsës, historiania italiane pretendon se Da Vinci pikturoi vetëm tetë për të përcjellë një mesazh.

“Në simbolizmin biblik të Zbulesës, numri 7 është i shpeshtë dhe për këtë arsye janë shtatë apostujt e zgjedhur nga Leonardo”./Dita

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco