Zbulohet kontinenti i fshehur poshtë ishullit Mauritia

Zbulohet kontinenti i fshehur poshtë ishullit Mauritia

18:10, 16/02/2017
A+ Aa A-

Shkencëtarët kanë zbuluar një “kontinent të harruar” gjigand të quajtur Mauritia, i fshehur poshtë ishullit të Mauritius.

Sipas të përditshmes britanike “The Sun”, besohet se kjo masë prehistorike toke u zhduk në oqean kur Madagaskari dhe India u ndanë nga njëra- tjetra.

Fatkeqësisht, kjo botë e humbur nuk ka gjasa që të ketë qenë shtëpi e civilizimit mitik të Atlantis, pasi u zhduk më shumë se 84 milionë vite më parë.

Shkencëtarët ishin në gjendje të parashikonin prezencën e kësaj mase të shkrirë, duke analizuar kristale të lashta zirkoni, që rezultuan më të vjetra se vetë Mauritius.

“Toka është e përbërë në dy pjesë, kontinentet, që janë të vjetra dhe oqeanet, që janë të ‘rinj’”, shpjegon shkencëtari Lewis Ashwal.

“Mauritius është një ishull dhe nuk ekzistojnë gurë më të vjetër se 9 milionë vite në ishull. Megjithatë, duke studiuar gurët në të, zbuluam se zirkonët janë rreth 3 miliardë vite të lashtë”,tha Ashwal më tej.

Kjo botë ishte dikur shtëpi e një mase toke gjigande të quajtur Pangea, që dalëngadalë u shpërbë, duke formuar kontinentet që njohim sot.

Besohet se Mauritia ishte pjesë e një superkontinenti edhe më të madh të quajtur Gondwana, që u bashkua me Pangea dhe më pas u nda për të formuar Amerikën e Jugut, Antarktikën, Afrikën, Madagaskarin dhe Australinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco