Këto fakte nuk i keni ditur për Tokën

Këto fakte nuk i keni ditur për Tokën

17:14, 16/02/2017
A+ Aa A-

Nganjëherë ne jetojmë diku por nuk e kuptojnë sesa vend i mrekullueshëm është, deri dikush na vjen për vizitë. Këtu në tokë nuk kemi pasur shumë vizitorë për të na treguar mrekullitë e planetit, prandaj po cilësojmë 5 fakte vërtet për t’u admiruar.

1. Toka është një motor me dinamo gjigande

Bërthama e Tokës është një llokmë solide hekuri dhe nikeli, e cila rrotullohet mes një deti të lëngshëm të zjarrtë hekuri dhe nikeli. Kjo funksionon njëlloj si kurdisja e një gjeneratori manual, çka i jep tokës dhe fushën e saj magnetike që shtrihet rreth 50,000 kilometra në hapësirë, dhe na mbron nga forca e plotë e rrezatimit të diellit. Pa fushën magnetike, forca e diellit do të flakte në hapësirë atmosferën mbrojtëse të tokës, siç ka ndodhur me atmosferën e Mërkurit dhe pjesërisht të Marsit.

2. Toka është planeti më i dendur i sistemit diellor

Megjithse toka nuk është planeti më i madh i sistemit, ajo është planeti më i madh shkëmbor dhe gjithashtu më i denduri. Toka ka gjithashtu gravitetin më të madh në sistemin diellor, që mund të jetë si një avantazh ashtu dhe defekt.

Arsyeja e dendësisë janë elementet e rënda në përbërien e tokës, si uraniumi. Ndërsa graviteti do të thotë se jemi më të përshtatur ndaj forcave fizike dhe nëse nuk do të kishim gravitet të tillë do të zhvilloheshim në krijesa me kocka delikate si kërmijtë.

3. Hëna e Tokës është shumë e madhe

Shumica e planeteve të sistemit diellor kanë hëna orbituese dhe në krahasim me masën e Tokës Hëna është gjigante. Disa shkencëtarë besojnë se ajo është një copë e tokës e ndarë nga një përplasje e fortë planetare, ndërsa të tjera studime thonë se kjo ka ndodhur si rezultat i disa përplasjeve planetare. Masa dhe largësia e Hënës nga Toka janë disa koincidenca kozmike që na lejojnë të shikojnë eklipset e plotë dhe të pjesshme.

4. Jetojmë mbi një furrnaltë gjigante bërthamore

Megjithëse fusha magnetike e tokës na mbron nga radiacioni planetar, ajo nuk mund të na mbrojë nga ajo që gjendet poshtë këmbëve tona.

Shumica e elementeve atomike natyrale (radioizotopeve) të tokës gjenden te bërthama e saj, ku nxehtësia e shkrirjes së tyre mban koren e tokës të shkrirë, pllakat tektonike në lëvizje dhe dinamon e bërthamës në rrotullim. Sikur të mos ishin radioizotopet korja e tokës do të ftohej, fusha magnetike do të zhdukej dhe bashkë me to edhe banorët e tokës.

5. Është i vetmi planet ku ka jetë

Megjithë tentativat e shumta për të gjetur planetë të tjerë të banuar, Toka mbetet i vetmi vend në univers ku e dimë me siguri se ka jetë. Me ujin e lëngshëm, oksigjenin dhe dritën e bollshme të diellit, paskemi qenë vërtet me fat. Disa zbulime të kohëve të fundit në planete si Europa e Callisto, që janë hëna të Jupiterit, kanë ringjallur shpresat se një ditë do të zbulojmë një tjetër planet që mund të përballojë kushtet e jetës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Petraq Lame Gjoka.17/02/2017 02:12

Konstatimi i larmise se pafundme manifestuese te materies eshte nje nga zgjidhjet me te lehta te njerezimit. Pergjigja e pyetjeve " Si u krijua dhe perse nuk shuhet Dielli ?" " Perse nuk ngrin lava e Tokes pavaresisht komunikimit me siperfaqen e saj?" etc. do te perbenin fakte teper me interesante.

Shto koment

Denonco