A do të përplaset Hëna me Tokën? Ja përgjigja e shkencëtarëve

A do të përplaset Hëna me Tokën? Ja përgjigja e shkencëtarëve

16:18, 16/02/2017
A+ Aa A-

Profesori i astrofizikës, Jason Barnes, nga Universiteti i Idahos, SHBA, ka parashikuar në një  intervistë  me gazetarin e “Forbes”, Bruce Dorminey, datën e përafërt kur do të përplaset Toka me Hënën. Eksperti beson se sateliti dhe planeti ynë do të përplasen pas afro 65 miliardë vjetësh.

Si një shkak i mundshëm i kësaj përplasjeje, specialisti thekson ngadalësim e mëtejshëm të rrotullimeve të satelitit dhe të Tokës rreth boshtit të saj. Kjo dukuri do të shkaktojë një rezonancë orbitale mes dy yjeve, që do të çonte në një afrim progresiv të satelitit me Tokën, që do të përfundonte me një përplasje.

Shkencëtarët parashikojnë se kur të ndodhë kjo, periudha e rrotullimit të Hënës rreth boshtit të saj do të jetë rreth 47 ditë.

Aktualisht Hëna e kryen një rrotullim rreth Tokës për afro 27 ditë, ndërkohë që planeti ynë përfundon rrotullimin e tij në vetëm një ditë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Petraq Gjoka.17/02/2017 01:36

Mundesite ose menyra e asgjesimit te formacioneve ne Universe eshte e pafundme. Patjeter nje nga ato eshte dhe perplasja. Mund te ndodhe dhe e kunderta qe presupozon largimin e ngadalte ose te menjehershem te Henes nga Toka. Perfshirja ose afrimi i ngadalte por dhe i menjehershem i te dyjave me Diellin gjithashtu nuk duhet perjashtuar. Pa u trembur edhe shperthimi eshte variant per tu pranuar. Keshtu mund te vazhdojme pa mbarim pershkrimin e realiteteve te hidhura. Por nje gje qe askush e di eshte:- GJITHCKA NDODH NE TE NJEJTEN KOHE DHE NE TE NJEJTEN MENYRE KOHE MBAS KOHE.

Shto koment

Denonco