VIDEO /12 vjeçari trondit shkencën: Ja si është jeta në Mars, aty ka akoma njerëz që jetojnë

VIDEO /12 vjeçari trondit shkencën: Ja si është jeta në Mars, aty ka akoma njerëz që jetojnë

17:45, 12/02/2017
A+ Aa A-

Ndoshta nuk e dini, por fëmijët që kujtojnë jetën e tyre të kaluar nuk është diçka e re. Rimishërimi padyshim është një temë interesante madje edhe për vetë shkencëtarët.

Carl Sagan, një astronom dhe astrobiolog amerikan, thotë se rimishërimi duhet të studiohet seriozisht, duke thënë se “fëmijët shpesh raportojnë detaje nga jeta e tyre e mëparshme, që, pas studimit, dalin të jenë të sakta dhe që për të cilat nuk kanë mundur të dinë ndryshe, përveçse përmes rimishërimit”.

Në një video të publikuar në YouTube, një fëmijë me emrin Boriska intervistohet nga Kerry Cassidy nga Project Camelot. Sipas asaj që thuhet, Boriska mban mend jetën e tij të mëparshme në Mars.

Nëna e tij kishte thënë se Boriska kishte filluar të fliste kur ishte vetëm katër muajsh duke qenë në gjendje që të shqiptonte fjalë të plota pak më vonë. Kur ishte tetë muajsh ai mund të fliste me fjali të plota, dhe në moshën 2 vjeçare ai mund edhe të lexonte.

Ai ishte bërë i famshëm në komunitetin e tij për shkak se ishte shumë inteligjent, dhe kur i mbushi tri vjet, ai ishte në gjendje që t’i thoshte emrat e të gjithë planetëve në sistemin diellor, sa galaktika janë dhe më shumë.

Ai dinte aq shumë për astronominë sa që kjo do të ishte e pamundur për një fëmijë të moshës së tij. “Njerëzit nga Marsi udhëtuan nëpër shumë galaktika dhe sisteme planetare. Kishte anije në formë aeroplani. Ato ishin trekëndëshe”. Ai tha se këto anije kozmike përdornin energji të jonit dhe plazmës.

Ai foli edhe për teleportatimin, duke thënë se “portali është i njëjtë me teleportin. Ngadalëson kohën dhe hapë një lloj portali ku koha shpejton shumë shpejtë… Nuk mund ta them saktë. Nuk më kujtohet. Hapet në njërën anë dhe në pak sekonda ose minuta nëse transferimi është shumë larg hapë një zonë tjetër të gjithësisë”.

Ai foli edhe për njerëzit nga planetët e tjerë dhe luftërat gjithashtu. Ai thotë se ka njerëz që jetojnë ende në Mars, por që jetojnë nën sipërfaqen e tij dhe brenda planetit, pasi sipas tij ata thithin CO2.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco