NASA: Çdo yll mesatar ka dy planete

NASA: Çdo yll mesatar ka dy planete

16:34, 12/02/2017
A+ Aa A-

Kërkimi për planetët që mund të ofrojnë kushte të përshtatshme për jetesë ka bërë që shkencëtarët të vihen në kërkim të planetëve të tillë edhe jashtë "Rrugës së Qumështit", me theks të veçantë tek planetët, të cilët kanë largësi të ngjashme nga yjet e tyre, sikur toka me diellin.

Gjithsesi, pyetja më e rëndësishme, të cilës shkencëtarët janë munduar t'ia gjejnë përgjigjen, ka qenë se sa planetë të tillë ekzistojnë dhe a është planeti ynë unik, apo mund të ketë planetë të ngjashëm.

Tani shkencëtarët australianë, në mesin e të cilëve edhe profesori Charley Lineweaver dhe studenti i doktoratës, Tim Bovaird, besojnë që e kanë gjetur përgjigjen dhe atë nëpërmjet përdorimit të një rregulli të lashtë të astronomisë, që quhet "Ligji i Bode-t".

Pas përfundimit të hulumtimeve të tyre ata kanë ardhur në përfundim që çdo yll ka mesatarisht nga dy planetë të ngjashëm me tokën, numër ky shumë i madh, sidomos nëse krahasohet me numrin që është menduar deri më tani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco