Las Vegasi dhe Parisi provojnë makinat pa shoferë

Las Vegasi dhe Parisi provojnë makinat pa shoferë

14:52, 12/02/2017
A+ Aa A-

Las Vegas dhe Parisi kanë përdorur autobuzë elektrikë pa shoferë për të transportuar pasagjerë në udhëtime të shkurtra, me qëllimin për të provuar këtë teknologji dhe për të parë se si reagojnë njerëzit ndaj saj.

Las Vegasi së fundi përdori autobuzin e parë pa shofer në Shtetet e Bashkuara.

Autobuzi nuk ka timon ose frena. Ai përdor kamera dhe sensorë për të shmangur automjetet e tjera dhe njerëzit ndërsa qarkullon nëpër rrugët e qytetit.

Autobusi me 12 pasagjerë nga kompania franceze Navya qarkulloi për dy javë në zonat më të ngarkuara të Las Vegasit. Rrugët gjatë kohës së provës ishin bosh.

“Udhëtimi ishte i qetë. Ishte i pastër, i qetë dhe ndenjëset ishin të rehatshme,” tha kryebashkiaku i Las Vegasit, Carolyn Goodman pasi bëri një xhiro me të.

Disa autobuzë të tillë pritet të lëshohen më vonë në Las Vegas, gjatë vitit 2017, për të transportuar pasagjerë në zona të ndryshme të qytetit.

Kostoja e parashikuar e këtij programi është afro 10 mijë dollarë në muaj. Zyrtarët thanë se kjo shifër mund të duket e lartë, por aubuzët pa shofer mund t’i kursejnë shumë para qytetit; kostoja e aktuale vjetore për një autobus të vetëm dhe shoferin është rreth 1 milion dollarë. /Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco