Në këtë vend njerëzit jetojnë 100 vjet

Në këtë vend njerëzit jetojnë 100 vjet

16:24, 11/02/2017
A+ Aa A-

Në bregdetin perëndimor të Italisë jugore ndodhet një qytet I vogël I quajtur Acciaroli. Ky qytet ka një popullsi prej rreth 2.000 banorësh dhe rreth 300 prej tyre kanë arritur të jetojnë mbi 100 vjet. Kjo është një përqindje vërtet e  lartë, dhe askush nuk ka arritur të kuptojë arsyen.

Duke patur parasysh që njerëzit me moshë mbi 100-vjeçare, të cilët quhen ndryshe centenarians, zënë vetëm 0.2 për qind të popullsisë, duhet thënë se këtu po ndodh diçka e jashtë zakonshme. Dhe tani, pas shumë vitesh, studiuesve u është dhënë leja për të hetuar në këtë qytet.

Kardiologu Alan Maisel si dhe kolegët e tij kanë ndërmarrë nismën për të studiuar këta njerëz dhe për të kuptuar se çfarë I bën ata të ndryshëm për pjesën tjetër të popullsisë. Ata duan të kuptojnë nëse kjo është për shkak të ushqimit, është diçka gjenetike, apo kombinimi I të dyjave.

Qëllimi i këtij studimi afatgjatë është që të gjejnë arsyen duke shqyrtuar mënyrën e jetesës, ku përfshihen dietat dhe ushtrimet fizike.

Popullsia e këtij qyteti njihet jo vetëm për jetë gjatësinë, por edhe për shanset e pakta për prekjen nga sëmundje të zemrës dhe Alzheimer-it.

Sipas Maisel prej atyre që janë mbi 100 vjeç, mendohet se 20% kanë arritur moshën 110 vjeç.

Pavarësisht klimës malore dhe ajrit të pastër, Maisel ka vënë re se banorët nuk janë pikërisht tipa sportive dhe preferues të vrapit.

Ai shprehet I habitur se  nuk I ka parë duke bërë ecje mëngjesi, duke notuar në oqean apo duke bërë palestër. Ai shtonfaktin se shumë prej tyre janë duhanpirës dhe mbipeshë.Maisel mendon se sekreti qëndron te një dietë e mire dhe në gjenet që ata kanë.

Popullsia qëndron në një dietë lokale mesdhetare e cila është e rëndë pasi përfshin peshkun,vajin e ullirit dhe rozmarinën.

Ata e përdorin këtë të fundit në çdo gjë që gatuajnë. Rozmarina kanë përbërje kalcium,hekur dhe vitaminë B si dhe ndihmon në parandalimin e shfaqjes së tumorit. Një tjetër përbërësi rëndësishëm ishte edhe sardelja. Këtë ushqim ata e konsumojnë në çdo vakt.

Maisel dhe kolegët e tij do vendosen këtë muaj për të jetuar gjatë në qytetin e vogël italian. Ndërkohë, ata do të analizoj në gjakun, mënyrën e jetesës, dietat vendase dhe regjimin fizik. Gjithashtu ata do të ekzaminojnë metabolizmin e tyre. Ky projekt jo vetëm që do të ndihmojë në zbulimin e sekretit kundër plakjes, por do I ndihmojë edhe studiuesit në gjithë globin që të përmirësojnë kujdesin klinik të popullsisë.

Ndoshta nuk do të njihemi me rezultatet brenda një kohe të shkurtër, por kjo duhet të shihet si diçka positive pasi tregon që studimi do mund të nxjerrë vërtetë “sekretin e përjetësisë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco